Ju lutem nje prezantim te shkurter te vetes?
Une quhem Anisa Bardhi, jam 25 vjeç dhe jam aktualisht mësuese e Anglishtes Profesionale ne Institutin e Kulinaris Neranxi, menaxhere e kafes “Nomad” ne rrugën e Elbasanit e gjithashtu menaxhere projekti ne rikonstruktimin e Hotel Iliria ne Tirane.
Studimet ku i keni kryer dhe për cfare?
Studimet i kam kryer pjesërisht ne Marbella, Spanje, pranë Institutit ” Les Roches Global Hospitality Education” dhe ne Londër, Angli pranë “Glion Institute of Higher Education” ne degën e Menaxhim Hotelerie. Ne këtë diplome përfshihet sektori i shërbimit, kuzhinës dhe menaxhimi i bizneseve te turizmit.
Perse zgjodhët te ktheheni ne Shqipëri?
Pas dhjete vitesh se jetuari jashtë Shqipërisë, pas mbarimit te shkollës dhe marrjes se 5 vitesh pune ne sektorin e Hotelerisë, ndjeva se kishte ardhur koha ti ktheja prindërve te mi investimin qe kishin bere, sigurisht duke vazhduar përkujdesjen për biznesin familjar. Gjithashtu, e kam patur gjithmonë ne planet e mia kthimin ne atdhe.
Sa kohe keni qe jepni mësim ne Institutin Kulinar Neranxi?
Kam filluar te jap Anglishten Profesionale vitit te pare te kursit te Kuzhinës se Përgjithshme, ne Shtator te vitit 2018. Si fillim hartova një program mësimor, ne baze te tre metodave kryesore te mësimit te një gjuhe te huaj, leximi, përkthimi dhe komunikimi.
Secila klase ka një teme te veçante ku praktikohen keto tre metoda ne materiale te cilat lidhen drejtpërdrejt me profesionin e ardhshme te nxënësve. Leximi, praktikohet duke lexuar historinë e kulinarise.
Përkthimi praktikohet duke përkthyer ne anglisht, receta e marra ne shqip dhe se fundmi, komunikimi praktikohet me modele intervistash ne klase.
Impresioni juaj për nxënësit?
Jam shume e kënaqur me reagimin e nxënësve ndaj prezantimit te lendes dhe interesi i tyre gjate klasës me bën ndihem shume e vlerësuar.
Po bashkëpunimi me docentet e tjerë?
Docentet me kanë lëne pafjale me mikpritjen dhe mbështetjen e tyre. Jam shume mirënjohëse qe bashkëpunoj me një ekip kaq te kualifikuar dhe te mirëkuptueshem.
Pas kësaj eksperience këtu, si mendoni, pas diplomimit do dalin te përgatitur këta te rinj e te reja ne kushtet e tregut?
Pjese shume e rëndësishme qe zhvillimit te klasave është dhe informacioni qe jo vetëm unë, po te gjithë docentet i kalojmë studenteve, gjithashtu Instituti dhe Kompania Neranxi, mbi mundesite qe ka tregu shqiptar për profesionin e tyre.
Mendoj se me njohuritë qe nxënësit marrin tek Instituti Kulinar Neranxi, ata dalin mese te përgatitur për te filluar një karriere te suksesshme ne profesionin e tyre.
Projektet qe ju keni për te ardhmen?
Me mbarimin e rikonstruktimit te Hotelit familjar do te hapim se shpejti dhe një restorant te ri qe do quhet “Serafina” dhe sigurisht lendet e para do ti marrim nga “Organic Market Neranxi” për cilesine dhe larmishmerine e produkteve bio qe ofron.
Restoranti do ketë një meny familjare dhe me çmime shume te përballueshme për tregun shqiptare. Normal qe dyert e kuzhinës do te jene te hapura për nxënësit e Institutit Kulinar Neranxi.