Home I pakategorizuar Doli nga shtypi libri “”PAQJA E FTOHTË”

Doli nga shtypi libri “”PAQJA E FTOHTË”

Dhjetëvjeçari i ri konfigurimeve gjeopolitike në Ballkan-autor Selim Ibraimi

“PAQJA E FTOHTË”- Dhjetëvjeçari i rikonfigurimeve gjeopolitike në Ballkan është libri më i ri që këto ditë doli nga shtypi i autorit Selim Ibraimi. Autori në mënyrë shumë të detajuar na pasqyronin situatën politike dhe interest e Fuqive të mëdha në Ballkan.

Ai me mjaft zell ka punuar 2-3 vite për të përmbledhur të gjitha zhvillimet në një libër.
“Gjatë historisë,Ballkani ka qenë fuçi baroti dhe ka ndezur konflikt global dhe sot rivalitetet strategjike ushtarake dhe ekonomike të Fuqive të Mëdha mund të hapin një konflikt të ri në mocion”-David Bayron Ratliff, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Webster University, Scott Air Force Base.

“Selimi në librin e tij do ta hapë këtë mister me evidencë bindëse dhe fakte solide për sa u përket çështjeve delikate me të cilat Ballkani është duke u ballafaquar”.

Ndërsa recensentët Emin Azemi dhe Sadri Ramabaja thonë:

“I fokusuar brenda milieut politik e social të Ballkanit, autori nxjerr përfundime interesante mbi qëndrimet disonante të qendrave të mëdha të vendimmarrjes për sa i përket zhvillimeve në rajon, përfshi edhe ato rreth aneksimit rus të Krimesë. Duke qenë një rajon i ekspozueshëm ndaj ndikimeve të jashtme, Ballkani edhe për një kohë vazhdon të shërbejë si fushë aterimi për zbarkues të rinj e të vjetër”, – Emin Azemi.

“Vitet e fundit e kanë dëshmuar presupozimin realist të autorit se për Serbinë dhe qeverinë nacionaliste të VMRO/DPMNE-së, BE dhe NATO mbesin “zgjidhja e dytë” në ranglistën e prioriteteve gjeopolitike. Gara gjeopolitike për jugun tashmë ka filluar” ,-Sadri Ramabaja.

Libri përbëhet nga katër kapituj, ndërsa në Kapitullin e parë autori flet për Paradigmat e Aleancave të vjetra, në kapitullin e dytë shtjellon Gjeopolitikën si një histori ndikimesh, më pas flet për Rivendikimet në Ballkan, dhe në kapitullin e fundit flet për Preludin e një Kohe që vjen.

Promovimi i këtij libri do të bëhet së shpejti dhe lexuesit do të kenë në dorë një libër nga ku do të mund të informohen për zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike në rajon dhe interesat e fuqive të mëdha për vendet e Ballkanit.

Share: