Home KRYESORE Shpërthen Cekja i Beratit: Kryebashkiaku më nxorri në pension!

Shpërthen Cekja i Beratit: Kryebashkiaku më nxorri në pension!

Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ka bërë rrëfimin e tij në Ora News. Ndër të tjera ai ka treguar përjetimin e tij për daljen në pension.

Cekja: “Ndihem i fyer moralisht që si artist kryetari i Bashkisë me nxori në pension”.

Gazetarja: E paske diçka me kryetarin Petrit Sinaj?

Cekja: “Po, e kam dhe po e deklaroj publikisht për herë të parë në emisionin tuaj …”

Gazetarja: Çfarë do ti thuash, nëse ke diçka?

Cekja: “Dua ti them se një kryetar Bashkie që nuk di të administrojë vlerat artistike të qytetit, për mua është keqardhje e madhe! Unë nuk duhet të dilja në pension, unë një jam dhe ai nuk diti të më mbajë”.

Mes batutash i pyetur nga gazetarja se sa i ka dalë pensioni, ai shprehet me nota humori se “plot 300 mijë lekë”.

PS: sigurisht te vjetra…?!

Share: