Home KRYESORE Parashikimi i motit, nisin shtrëngatat dhe përmbytjet

Parashikimi i motit, nisin shtrëngatat dhe përmbytjet

Vranësirat dhe shirat intensive do të jenë të pranishme në vendin tonë që në orët e para të mëngjesit, më problematike situata do të paraqitet në veri dhe qendër duke rrezikuar përmbytje.

Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa me rrufe. Parashikohet që pasditja të sjellë përkeqësim të motit në zonat jugore duke bërë që shirat të jenë me intensitet të lartë.

Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të mbeten të lartë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 balle.

Share: