Home KRYESORE Mbi 100 gazetare nga shume vende te botes ne Seul me iniciativa...

Mbi 100 gazetare nga shume vende te botes ne Seul me iniciativa te Paqes

Organizata e Kultura e Paqes Botërore dhe Restaurimit te Dritës me date 17 shtator ne Seul, kryeqyteti i Koresë se Jugut mblodhi mbi 100 gazetare te ndryshëm nga e gjithë bota për te shkëmbyer idetë dhe ekspertizën e tyre individuale me qëllimin qe Media te jete pjese e iniciativave te shpërndarjes se mundësive te Paqes dhe jo vetëm te luftës sic edhe jemi mësuar te informohemi prej tyre.

Paneli i fjalëve te mbajtura ne këtë seminar mbi Median / Paqen dhe Luftën ne mbare boten, duke sjelle historine e vendeve te tyre filloi me Rev. Tshuma Massimango Katembo qe eshte drejtori i Insitituti Kongoles mbi paqen nëpërmjet Krishterimit, Ms. Fitri Noviana nga Indonezia e cila mbajti referatin si mund te ndërhyje Media ne axhenden e paqes ne Bote dhe te jete pjese aktive e saj, Boajn Stojkovski, gazetar i Agjencisë maqedonase te Lajmeve Makfax qe analizoi mundesite e ndertimit te nje Networku global te Medias se angazhuar per Paqen, Kamal Khalifa i agjencise egjyptiane te lajmeve Alsalammenes qe duke ardhur nga vendi me i madh i botes arabe ku edhe Paqja eshte tronditur, mbajti referatin Paqja si nevoje urgjente per te shpetuar Boten nga lufta, Igor Shevyrov gazetar nga Ukraina ne referatin e tij trajtoi gazetarine si ndihmese te Paqes dhe rrugen e vetem te paqetimit te globit dhe referatet u mbyllen me gazetaren nga Burindi, Jean de Dieu Munyembabazi, kryeredaktor i gazetes se Burundi IGEHA.

Aktiviteti i organizuar nga Kultura e Paqes Botërore dhe Restaurimit te Dritës, organizate ndërkombëtare jo qeveritare me status konsultativ ne OKB, mbi Median, Paqen dhe Luftën, u mbyll me fjalët e dy liderëve kryesor te saj z. Man Hee li dhe znj. Nam Hee Kim te cilët nxiten panelin e gazetareve te shumte te kerkojne te shkruajne dhe raportojen sa me shume dhe ne menyre sa me profesionale mbi iniciativat e Paqes ne bote.

Z.Man Hee Li nuk la pa përmendur edhe krizën me Korenë e Veriut duke shtuar se padyshim rruga me e mire për ta zgjidhur këtë krize duhet konsideruar dialogu dhe vetëm dialogu.

PS: Ne ketë Seminar mbi Median, paqen dhe luftën ne bote nga Shqipëria ishin pjesëmarrës Juliana Golloshi nga Ballkanweb dhe Artur Nura nga Perqasje.com

Share: