Home KRYESORE Administrata e Trump autorizon ushtrinë të përdorë armë ndaj emigrantëve

Administrata e Trump autorizon ushtrinë të përdorë armë ndaj emigrantëve

Shtëpia e Bardhë në SHBA ka autorizuar trupat e vendosura në kufirin me Meksikën që të përdorin edhe forcë vdekjeprurëse, në rast nevoje.

Ekspertët ligjorë thonë se ky vendim mund të shkelë aktin “Posse Comitatus”, që ndalon angazhimin e ushtrisë ndaj civilëve.

Urdhri është firmosur nga John Kelly, kreu i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, dhe jo nga vetë presidenti Trump.

“Personeli i Departamentit të Mbrojtjes autorizohet të ushtrojë çdo veprimtari ushtarake që Sekretari i Mbrojtjes e sheh si të nevojshme për të mbrojtur agjentët kufitarë”, thotë Military Times.

Kjo përfshin: “Shfaqje ose ushtrim force, (edhe vdekjeprurëse, në rast nevoje), për kontrollimin e turmës, arrestime të përkohshmë dhe kontroll të imët”.

Në kufirin me Meksikën janë vendosur 5900 trupa ushtarake dhe 2100 nga Garda Kombëtare.

Trump tha në një fjalim, pak javë më parë, se nëse turma sulmon me gurë, ushtria do t’u përgjigjet: “Unë u këshillova që të shohin mundësinë e pushkëve. Po të goditen me gurë, siç ndodhi me policinë meksikane, unë them të marrin parasysh pushkën”, tha ai më 1 nëntor.

v.l/ Dita

Share: