Në një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Prishtina Hekuran Krasniqi ka lancuar projektin e tij më të ri muzikor.
‘Nëntori i Gurit’ është titulli i këngës, e cila është publikur ditën e sotme me rastin e 28 Nëntorit.
Notat patriotike, atdhedashuria e përçuar ndër breza janë mesazhet që përcjell kënga, e cila bashkë me videoklipin mbuluar nga ngjyrat kuq e zi vijnë si dhuratë e bukur për publikun në këto ditë festash.
Ndiqni videon e mëposhtme!