Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Artan Hoxha nxjerr mesazhet për pronën në Jalë: Unë do bëj c’të...

Artan Hoxha nxjerr mesazhet për pronën në Jalë: Unë do bëj c’të thotë Rama

Gazetari Artan Hoxha këtë të enjte ka publikuar mesazhet mes një zyrtari të lartë të shtetit dhe një personi për një pronë në Vlorë, saktësisht në Jalë.

Bëhet fjalë për një pronë që ka sjellë kaos në Hipotekën e Vlorës dhe për të cilën janë larguar disa drejtorë të këtij institucioni. Sipas gazetarit, që shtetasi që ka fituar këtë pronë me vendim gjykate të Apelit ka dhe pasaportë greke dhe kjo ka sjellë një tjetër përplasje.

“Një zyrtar i shtetit flet me një person që është i interesuar të marri një pronë në Jalë. I thotë: thuaji të bindi Ramën, unë do bëj c’të thotë Rama. S’kam asgjë në dorë, unë jamë më i parëndësishmi. Ia çon zyrtari i shtetit, edhe vazhdon: Ata vazhdojnë me kërcënime. Uroj të tremben ata lart, por unë s’kam asgjë në dorë”, tha Artan Hoxha.

Por çfarë është kjo pronë?
“Shtetasi që ka fituar me vendime gjykate ka edhe pasaportë greke, ndaj janë futur dhe në lojë autoritetet greke. Prandaj ka ngec sharra në goxha, se po të ishin shqiptarë do ishte ngrit në ajër. Merr një vendim nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij vitit. Gjykata e apelit i jep të drejtëne pronës, ndërkohë i thotë zyrës së hipotekës fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me letra të falsifikuara. Dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Çfarë ndodh pasi merr vendimin gjykata drejtori i hipotekës në Vlorë zbardh vendimin e Apelit dhe e regjistron pronën. Tani të gjithë drejtorët që venë atje iu jepet urdhri që ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha gazetari./ Opinion.al

Share: