Home KRYESORE Protestat në Iran për avionin ukrainas, reagon Donald Trump

Protestat në Iran për avionin ukrainas, reagon Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për prostestat në Iran pas pranimit fajësisë nga qeveria për rrëzimin e avionit ukrainas ku mbetën të vdekur 176 persona.

Ai i ka cilësuar protestuesit “e guximshëm” si dhe paralajmëroi qeverinë e Iranit se ‘bota po i shikon’

“Për popullin e guximshëm dhe të vuajtur të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i mandatit dhe administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne jemi duke ndjekur protestat tuaja me vëmendje dhe jemi të inspiruar nga guximi juaj”, -ka shkruar Trump në Twitter.

Gjithashtu ai ka shtuar se Teherani duhet të lejojë organizatat për të drejtat e njeriut të monitorojnë mbarëvajtjen e protestave.

“Nuk mund të ketë edhe një masakër gjatë protesteva paqësore, apo ndalim të aksesit në internet. Bota po ju shikon”, -tha ai

Komentet e Trumpit vijnë pasi qindra protestues u mblodhën në disa pjesë të Teheranit për të kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë.

Mediat lokale raportuan se disa protestues kanë djegur fotografi të gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u vra nga një sulm i SHBA-së më 3 janar./Opinion.al/

Share: