Home KRYESORE NOTË PROTESTE PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË HISTORIKE ...

NOTË PROTESTE PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË HISTORIKE DHE KULTURORE TË TIRANËS

Nga TIRONA INTELLECTUM

Drejtuar:

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqiperisë
Znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Në vëmendje:
Sh.T.Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqiperisë
Z. Gramoz Ruci, Kryetar i Parlamentit Shqiptar
Z. Lulzim Basha, Udhëheqës i Opozitës së Bashkuar
Znj. Arta Dollani, Drejtore e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore
Znj.Yuri Kim, Ambasadore e SHBA në Shqipëri
Z. Luigi Sorecca, Ambasador i BE në Shqipëri
Sara Zanini, Europa Nostra

Të nderuar Zonja / Zotërinj,

Shoqata “Tirona Intellectum” (“TI”), që perfaqëson komunitetin autokton tironas, është krijuar në Tetor 2018, si domosdoshmëri e munguar e këtij komuniteti, me mision evidentimin, ruajtjen, promovimin e identitetit dhe trashëgimise historike, kulturore dhe arkitekturore te qytetit dhe të vlerave të komunitetit tonë.

Pushtetet në Shqipëri e kanë masakruar Tiranën, kanë shkatërruar dhe vazhdojnë të shatërrojne çdo element dhe tregues të historisë, identitetit dhe kulturës së këtij qyteti. Akti më i fundit shkatërrues ishte ai i shembjes së Teatrit Kombëtar, që përfaqësonte një nga ikonat e trashëgimise historike, arkitekturore, kulturore dhe identitare jo vetëm të qytetit tonë, por të gjithë Shqiperisë. Për më tepër, vendimi për shembjen, nuk pati kurrë një konsultim publik me grupet e interesit dhe komunitetin tonë, si pjesë e rëndësishme e memorjes kolektive të Tiranës. Teatri ishte pjesë e qendrës historike të Tiranës, e cila është zona më e ҫmuar e qytetit tonë të tjetërsuar nga masakrat e të gjithë sistemeve.

Shoqata “Tirona Intellectum” dënon me indinjatë këtë akt, jo vetëm se ai ishte anti-kushtetues dhe anti-ligjor, por edhe për mënyrën si u ekzekutua, në mes të natës, në fundjavë dhe në gjëndjen e jashtezakonshme kur njerëzit ishin të urdhëruar të qëndronin në karantinë, si dhe në një muaj të shenjtë fetar.

Gjithashtu, shprehim shqetësimin dhe dhimbjen për shkatërrimin, brenda muajve të fundit, pa konsultim publik me komunitetin dhe grupet e interesit, të disa godinave dhe vilave historike, prej shumë kohësh me status “Monument Kulture”, status i hequr në mënyrë të dyshimtë dhe anti-ligjor pak para shembjes së tyre për t’i hapur rrugë ndertimit të shumë-katesheve, me projekte të dyshimta oligarkike, si p.sh. shembja e ish-hotel Vjosës (një nga ndërtesat historike të qendrës së Tiranës); shtëpitë tironase në fillim te rrugës së Dibrës, mbrapa hotel “Tiranes”; shtëpitë otomane në rrugën “Tefta Tashko”; shembja e murit të Teqes së Sheherlive në sheshin mbrapa Pallatit të Kulturës; si dhe shembja e gjimnazit “Sami Frashëri”, një ndër shkollat ikona jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë.

Shëmbja dhe shkatërrimi i këtyre objekteve të trashëgimisë historike dhe kulturore, si dhe i të tjerave që i pret i njëjti fat, janë nje masakër dhe genocid kulturor i identitetit të Tiranës. Për këtë arsye, dhe në vijim të zhvillimeve të 17 Majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se TI, ka ngritur nje platformë veprimi, themel të së cilës qëndron ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve historike dhe kulturore, vilave te vjetra tiranase, si dhe godinave historike publike (të arkitektures historike të cdo periudhe, si vlera qe kanë formësuar identitetin arkitekturor të këtij qyteti), që kanë ngelur akoma pa u shembur nga barbarizmi kulturor.

Konkretisht kërkojme:

  1. Rindërtimin e Teatrit Kombëtar, sipas projektit origjinal dhe në të njëjtin vend.
  2. Ruajtjen e urbanistikës dhe arkitekturës se Sheshit “Skënderbej”, dhe vecanërisht Kullës së Sahatit, duke mos ndërtuar kulla që do ta ҫ’vleresojnë qendrën historike dhe objektin me ikonik te Tiranës.
  3. Kthimin në origjinë të Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” (pjesa te ministritë) dhe të Bulevardit Zogu i I, ndryshimet e të cilëve kanë prishur urbanistikën e qendrës historike.
  4. Ruajtjen nga shembja të Teatrit të Kukullave, si godina historike e Parlamentit të parë shqiptar, si dhe restaurimin e saj.
  5. Ruajtjen nga shembja të godinës me vlera kulturore dhe arkitekturore “Sarajet”, si dhe restaurimin e saj.
  6. Rindertimin, sipas origjinalit, te Pazarit te Vjetër (mbas Pallatit të Kulturës), që vec rëndësisë historike dhe memorjes kolektive që mbart, do krijonte gjithashtu një nga qendrat më me vlerë për turizmin në Tiranë.
  7. Ruajtjen e Kalave te Tiranes, që rrezikohen nga shembja dhe pushtimi nga lokalet, restaurimin dhe mirembajtjen e tyre per t’u bere pjese e hartes turistike te qytetit.
  8. Rindërtimin, replica me origjinalin, te gjimnazit “Sami Frasheri” si një godinë që mbart historinë e brezave.

Ne Mars te 2019-ës, TI i ka kerkuar Ministrise se Kultures dhe Bashkise Tirane ngritjen e nje Muzeu te Tiranës. TI i propozoi institucioneve me lart ngritjen e nje grupi pune nder-institucional, me perfaqesues te Bashkise Tirane, Ministrise se Kultures, historiane e studiues, si dhe nga Shoqata “Tirona Intellectum”, per te bashkepunuar per realizimin e ketij projekti, qe te realizohej keshtu nje identitet historiko-kulturor i munguar prej kohesh i kryeqytetit tone. Por kjo gje nuk ndodhi.

Per sa me lart, i kerkojme qeverise dhe Bashkise Tirane te bashkepunoje dhe konsultohet me TI si grup interesi, sidomos kur behet fjale per ceshtje qe kane lidhje me identitetin dhe trashegimine historike dhe kulturore te qytetit, si dhe per zhvillimin urban te qytetit. Pjesemarrja e qytetareve ne vendimarrje (sidomos ate lokale) eshte nje nga shtyllat themelore te demokracise.

TI, nga ky moment dhe në vazhdim, do te jetë nje grup i fortë presioni për të mbrojtur çdo element historik dhe kulturor të Tiranës, do të mbeshtesë dhe bashkepunoje me te gjithe levizjet popullore dhe civile, qe synojne ruajtjen e kujteses historike dhe kulturore te qytetit. Platforma e veprimet e TI do te jete e pershkallëzuar dhe do te vazhdoje pa u ndalur deri ne plotesim te kerkesave tona dhe ne referim të te gjitha zhvillimeve që do te ndodhin në Tirane.

Kryesia e “Tirona Intellectum”:

Mirela Bogdani
Mirela Tabaku
Ilir Mulleti
Ela Zela
Dashamir Vaqarri
Diana Fortuzi
Bonin Toptani
Sevim Arbana
Pellumb Vorpsi

Shënim: Foto është marrë nga grupi në Facebook i të njëjtit grup si edhe nota e pritestës

Share: