Home KRYESORE Avokati Ndue Pjetra kallëzon në SPAK anëtarin e KLGJ-së, Alban Toro: Gënjeu...

Avokati Ndue Pjetra kallëzon në SPAK anëtarin e KLGJ-së, Alban Toro: Gënjeu për punën e tij si avokat

Avokati Ndue Pjetra ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro, në akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas Pjetras, Toro ka gënjyer për punën e tij si avokat, gënjeshtër që sipas tij e ka paraqitur dhe në Kuvend përmes dokumenteve që paraqiti aty. Sipas Pjetras, Toro është zgjedhur në kundërshtim me ligjin, pasi për këtë pozicion duhet të ketë të paktën 15 vite eksperiencë si jursit dhe 10 vite pune si avokat, pa ndërprerje.

“Toro gënjeu për punën e tij si avokat. Ai e ka pezulluar në 2010-ën punën si avokat. Ky person, Alban Toto ka paraqitur dokumentet në Kuvendin dhe i ka munguar një dokument, që është një dokument nga Tatimet për pa-ndërprerje nga puna. Në vitin 2012 ka pezulluar punën Alban Toro si avokat. Për zgjedhjen në KLGJ duhen mbi 10 vite punë si avokat”, -tha Pjetra.

(BalkanWeb)

Share: