Home KRYESORE Berisha: Asnjëherë nuk jam bindur që Basha ishte pasardhësi im në PD

Berisha: Asnjëherë nuk jam bindur që Basha ishte pasardhësi im në PD

Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha nuk e ka bindur asnjëherë që është pasardhësi i tij në PD.

Berisha tha në emisionin “Opinion” se Basha u zgjodh në krye të PD pasi përveç, Sokol Olldashit, askush nuk garoi kundër Bashës në vitin 2013.

Blendi Fevziu: Kur u bindët ju që ky person (Basha) është pasardhësi juaj në PD?

Sali Berisha: Absolutisht asnjëherë. A doni të vërteta apo doni të pohoj përshtypje të përgjithshme. Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në 26 Qershor të 2013 është Sali Berisha. Pse e bëra këtë? E bëra këtë për t’u hapur rrugën e garës të gjithë të tjerëve.

Mentor Kikia: Po ju mbështetët Bashën pastaj?

Sali Berisha: Prit! Do vijmë aty. Për të hapur garën të gjithë të tjerëve. Asnjë njeri përveç Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit për garë. Të gjithë ata që më thonin e mbrapa e ke peshqesh prej teje, unë kisha një përgjigje “kush të pengoi që të garoje”. Dëshira ime e madhe ishte që ai të ishte një udhëheqës shumë i suksesshëm. Kam pasur kënaqësi kur një gjeneratë e re erdhi në timon. E kam përjetuar me kënaqësi sepse ndjek interesin kombëtar.

Blendi Fevziu: I dhe maune, por kishin patentë për veturë.

Sali Berisha: Ai pastaj tregoi veten./Opinion.al

Share: