Home KRYESORE Politika nuk është aritmetikë kolegë gazetar

Politika nuk është aritmetikë kolegë gazetar

Nga Shpëtim Luku

Para pak ditësh, teksa transmetonte live, një reporter i një televizioni të njohur po ofronte për llogari të teleshikuesit disa të dhëna, sipas të cilave, ai rrekej të argumentonte koston elektorale të përjashtimeve që PD-ja iu bëri 9 ish- zyrtarëve të saj.

Sipas këtij gazetari, por edhe të kolegëve të tjerë të tij-pasi pashë që kjo mënyrë arsyetimi ishte masivizuar- votat nominale që ishin për secilin të përjashtuar në zgjedhjet e fundit quheshin automatikisht vota të humbura për PD. Mirëpo kjo është thjesht aritmetikë, por jo logjikë politike dhe profesionale.

Partitë e mëdha janë brande. Historia e këtyre viteve të pluralizmit ka treguar që një person shumë i votuar në gjirin e një partie të madhe, sikurse është PS apo PD, ka rezultuar i abandonuar prej elektoratit kur ai ka dalë i pavarur apo kur i është bashkëngjitur një partie pa peshë elektorale.

Nga ana tjetër, disa veprime e vendime mund të rezultojnë to duhurat e mund ta shtrijnë impaktin e tyre tek elektorati gri. Se sa, ljo mbetet të shikohet. Por ama ndodh. Arsyet mund të jenë të shumta, por e vërteta kjo është. Mirëpo është një e vërtetë dhe një realitet që të pengon të dalësh në konkluzione të tilla foshnjarake, sikurse është konkluzioni i humbjes se votave si rezultat i përjashtimit të disa zyrtarëve.

Zgjedhjet si test verifikimi janë larg. Po ashtu është e vërtetë që PD është në një moment shumë të vështirë të saj. Sidoqoftë ajo mbetet një parti për të cilën kanë votuar mbi 600 mijë shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

Por e kaluara na ka mësuar se mund të kesh qenë kandidat i fortë brenda një partie të madhe, por pesha elektorale ka firuar sapo je larguar prej saj. Një shembull ilustrues? Jozefina Topalli😆

Share: