Home KRYESORE Skalndali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar

Skalndali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës për skandalin e nxjerrjes së pagave të qytetarëve.

Sipas Klan News deri më tani janë arrestuar 2 persona pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria.

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të arrestuar apo të shpallur në kërkim lidhur me hetimet për publikimin e të dhënave personale. Por sot rreth orës 10:30 pritet të ketë konferencë nga Prokuroria për të dhënë informacione për këtë hetim.

Më herët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nisi hetimet dhe dërgoi grup hetimor në tre institucione, AKSHI-n, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve.

Një listë me paga të qytetarëve, ID dhe pozicionin e tyre të punës qarkulloi në platformën e komunikimit Whats’App që i takonin muajit janar të vitit 2021. Ndërsa më pas skandali u thellua edhe më tej pasi u publikua edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit si dhe targat e makinave./Opinion.al

Share: