Home KRYESORE Shpërthim i fuqishëm në një kompleks banimi në Chicago, raportohet për gjashtë...

Shpërthim i fuqishëm në një kompleks banimi në Chicago, raportohet për gjashtë persona të lënduar

Të paktën gjashtë persona janë dërguar në spital pasi janë lënduar pasi ka ndodhur një shpërthim të martën në katin e sipërm të një kompleksi banesor në Chicago.

Shpërthimi në një ndërtesë trekatëshe, ka ndodhur pak para orës 9:30 të mëngjesit me kohë lokale, shkruan agjencia AP.

Së paku dhjetë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa po ashtu edhe një numër i madh i zjarrfikësve. Departamenti i zjarrfikësve është duke kërkuar për persona tjerë që mund të kenë mbetur të ngujuar.

Arsyet e shpërthimit ende nuk dihen.

360grade.al

Share: