Home Gjeo-Ekonomia Krize e re e naftës? Dhuna në Lindjen e Mesme dhe ndikimi...

Krize e re e naftës? Dhuna në Lindjen e Mesme dhe ndikimi mbi çmimin!

Përshkallëzimi i ri i dhunës në Lindjen e Mesme solli edhe frikën e menjëhershme të pasojave të saj në zhvillimet ekonomike. 

Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast të ndonjë krize të re. Çmimet e aksioneve bien, kërkohen alternativa më të sigurta për investime, si bono apo ari. E njëjta gjë po ndodh edhe tani, pas sulmit të Hamasit palestinez ndaj Izraelit. Vlera e aksioneve të kompanive izraelite, si prodhuesi i çipave Tower Semiconductor, apo kompanive që janë mjaft aktive në rajonin e Lindjes së Mesme, po bie në bursën e Londrës dhe tregjet në SHBA.

Ndërkohë, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm të hënën. Kostot e prodhimit dhe transportit po rriten, dhe kjo u shfaq menjëherë në bursa. “Tregu i naftës po reagon, sepse ky konflikt po ndodh në një rajon ku ndodhen vende të rëndësishme prodhuese të saj” shpjegon Moritz Krämer, ekspert i tregut të naftës në LBBW (Landesbank Baden-Württemberg).

“Rreziku kryesor tani që shqetëson shumë tregtarë pyetja është nëse Izraeli mund të vendosë të hakmerret drejtpërdrejt kundër Iranit, duke pasur parasysh se ky vend besohet të jetë pas sulmeve të Hamasit”, thotë ai. Në rastin e një skenari te tille, ky konflikt do të përhapej në të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Bllokadat detare mund të pengojnë tregtinë përmes ngushticës së Hormuzit, e cila është pikërisht një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Top Channel

Share: