Home KRYESORE Një pyetje për kolegët Socialistë!

Një pyetje për kolegët Socialistë!

Nga Irena Beqiraj

Gjashtë ore ju në sallë por edhe unë u ngula para televizorit të merrja pjesë me zemër e shpirt në Kongresin Tuaj , me ndryshimin e vetëm që unë isha në pozicion me komod pasi mund të shprehja emocionet negative edhe mund të përdorja tualetin .

Padyshim nuk do mungojë mendimi im në ditet në vijim për cka u premtua ( se per cfarë kemi bërë e dini ) por një pyetje kam :

“Nuk shkon të premtojmë se do të ngremë akademinë e të mos e bëjmë ate ” tha kryetari ynë” !
Kam që dje që vras mendjen , e kishte për Akademinë Politike që ja la në dorë
Ditmir Bushatit apo për Akademinë e Barinjëve qe do ngrite Frida Krifca ?

Një mendje e prapshtë e djallëzore me thotë që e ka me Bushatin (largqoftë të jetë kritik me Znj. Krifca)!
Se sic tha edhe kryetari ynë “që marrtë nga ditët tuaja” ka njerëz që kanë marrë nga partia pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi nga ato personalet . E ky qerata Ditmir ka marrë kaq shumë nga partia, edhe nuk bëri asnjë punë nga ato që të cojnë në SPAK? !

Si thoni ju ? A ka nevojë për akademi kjo parti ?

🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔!

Share: