Home KRYESORE Sërish tensione në Kuvend, Bardhi-punonjësve të Gardës: Shihni çfarë keni bërë. Rrini...

Sërish tensione në Kuvend, Bardhi-punonjësve të Gardës: Shihni çfarë keni bërë. Rrini si mumie dhe…

Deputetë të opozitës, të cilët mbështesin Sali Berishën, janë konfrontuar me Gardën e Republikës, para hyrjes në sallën e Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca plenare.

Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi e disa të tjerë kanë krijuar tension pa hyrë ende në sallë.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi iu drejtua punonjësve të Gardës duke iu thënë “Ça jeni ju mo? Kush jeni ju? Ca rri që shikon aty? Si mund të ndalohet deputeti të hyjë në sallë? S’të vjen turp? Shihni çfarë keni bërë. Shko mor legen, shihni çfarë keni bërë. Duhet të kaloj 20 gardistë për te Parlamenti. Vetë rrini si mi. Ne duhet të kalojmë 20 gradistë të kalojmë në Kuvend. Rrinë aty si mumie.”, u shpreh Bardhi.

Share: