Home Approccio Italo Albanese “S’kanë ngrënë mëngjes nga frika”, vogëlushja italiane përlot rrjetin me letrën për...

“S’kanë ngrënë mëngjes nga frika”, vogëlushja italiane përlot rrjetin me letrën për fëmijët shqiptar, u sjell edhe 5 euro për të prekurit nga tërmeti (Foto)

E vogla tregon se si e ëma teksa po pinte kafe i kishte treguar për tërmetin e frikshëm që kishte ndodhur në Shqipëri dhe kishte menduar për vuajtjen që kishin kaluar fëmijët në vendin tonë.

ITALI– Një vogëlushe italiane ka shkruar një letër për të gjithë fëmijët e prekur nga tëmreti i 26 nëntorit në Itali. Mediat lokale kanë publikuar shkrimin e të voglës drejtuar zyrave të Mbrojtjes Civile, në Belluno, ku edhe ajo banon, teksa ndër rreshta Emily lutet për të gjithë bashkëmoshatarët e saj në Shqipëri.

E vogla tregon se si e ëma teksa po pinte kafe i kishte treguar për tërmetin e frikshëm që kishte ndodhur në Shqipëri dhe kishte menduar për vuajtjen që kishin kaluar fëmijët në vendin tonë.

Por ajo që e bën akoma më prekës këtë gjest është edhe fakti që vajza kishte future brenda zarfit 5 euro, në mënyrë që ndonjë nga fëmijët të mund të hajë mëngjes me ato para.1 / 3

Letra e vogëlushes italiane

  

E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos
Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat. Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.
Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.
Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër,”– shkruhet në letër.

51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Share: