Nga Blerona Brao dhe Arbër Arsllani
Une studentja Blerona Brao dhe kolegu im, gjithashtu student, Arbër Arsllani patëm fatin e mirë të marrim pjesë në përvjetorin e alfabetit të shkronjave shqipe në Manastir. Fati ynë u bë edhe më i madh kur në mesin tonë erdhi dhe u ul mësuesi ynë shpirtëror, Lebit Murtishi, i cili gjithë jetën ka ecur rrugës së shkronjave shqipe të cilave, u ka falur edhe një grusht gjak nga gjaku i tij.
Çudia ndodhi, kur pas hapjes së programit solemn në skenën e dekoruar ku ishte vendosur orkestra filharmonike e RTSH nga e cila prisnim me padurim intonimin e Himnit Kombëtar, çuditërisht mbi të njëjtën skenë u shfaqën katër shkronja që përbënin emrin ABAZ.
Dhe ky “ABAZI” na qenkësh Ali Ahmeti.
U tronditëm thellë kur në këtë përvjetor, që për ne të rinjtë ishte e para herë që merrnim pjesë në një manifestim të tillë kur pamë se shkronjat e shenjta të alfabetit të lara nga dhjetra breza me gjak të kulluar shqiptari, u mbuluan me një emër turk që po i shërben turpërisht armiqve të shkronjave shqipe, që vet këtij Manastiri të lashtë ja ka marrë të drejtën e të shkruarit Shqip.
Në çast, u ngrit në këmbë mësuesi ynë Lebit Murtishi, u nis drejtë derës dhe në shenjë proteste dëgjuam këto fjalë:
“Turp të keni që edhe këtë datë të shenjtë po e njollosni me emrat tuaj të ndotur. Ky është manifestim i alfabetit dhe jo gradim i bandave të krimit”!
Pas tij, si me katapult u nisëm unë dhe Arbëri.
Çudia u bë edhe më e madhe kur pas nesh u derdhën rreth njëzet banditë të Ali Ahmetit, na rrethuan në koridor me kërcënime më vullgare deri te kërcnimi me zhdukje fizike, të cilave ne u përgjigjëm sipas nivelit të tyre.
Duke parë gadishmërinë tonë për të dhënë jetën në manifestimin e shkronjave shqipe, njëri nga banditët, sigurisht kapobandoja i të gjithëve, e pyeti mësuesin tonë se cili ishte ai që mori guximin të prish manifestimin e “ABAZA-VE”.
Jam Lebit Murtishi tha mësuesi ynë, jam njeriu që në këtë qytet njëherë jam torturuar për vdekje nga banda të uniformuar, ndërsa sonte do isha më i lumtur të jap jetën prej jush që flisni “shqip”!
Urdhëroni pra!
Në atë moment kapobadoja e ndërroi qëndrimin dhe kërkoi prej nesh ta lishojmë atë ambient edhe pse ne presim, tashmë e kishim lëshuar sallën e gjarprinjëve të gjakut.
Do ta mbajmë mend këtë datë të shënuar, manifestimin e së cilës e kishin organizuar bandat e armatosura të pushtetit të Gruevskit që po lufton me tërë qenien e tij kundër gjuhës dhe qenies shqiptare, njëkohësisht i bëjmë thirrje brezit tonë:
QË KURRË TË MOS MASHTROHEN DHE KURRË TË MOS BESOJNË SE VRASËSIT E GJUHËS SHQIPE DOT BËJNË PËR TË MË SHUMË SE Ç’BËNË BANDAT E ALI AHMETIT SONTE ME NE!
 Struga Espress