Home KRYESORE Çfarë thonë mediat italiane për ndeshjen me Shqipërinë

Çfarë thonë mediat italiane për ndeshjen me Shqipërinë

“Corriere dello Sport” ka bërë një analizë të shkurtër për ndeshjen e Italisë me Shqipërinë. Ndërsa nuk i kursen kritikat ndaj “axurrëve” lojën e të cilëve e quan të shëmtuar, gazeta akuzon arbitrin se u mohoi një penalti në prekjen me dorë të Veselit brenda zonës.

“Pas gabimeve të vazhdueshme të të dyja skuadrave që luanin në kundërsulm erdhi goli i Candreva në minutën e 73-të. Spinazzola krosoi dhe e gjithë mbrojtja e Shqipërisë doli blof duke lënë të zbuluar Candreva që nuk i mbeti veçse ta çojë topin pas krahëve të Berishës që ndodhej pak hapa larg.

Por Shqipëria nuk u dorëzua. Por problemi për kombëtaren e Panucci mbetet i njëjti duke mos pasur një “snajperist” brenda në zonën e kundërshtarëve duke tentuar të zvarritet pas golit të “axurrëve”. Të zotëve të shtëpisë nuk u mjaftoi as ndërrimi i modulit në fund të ndeshjes duke kaluar me 2 pyka në sulm. Sot Buffon mund të flejë i qetë” – e mbyll Corriere Dello Sport. /lapsi.al/

Share: