Prokuroria e Durrësit, pasi ka konstatuar mungesën e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus ka kërkuar në gjykatën rrethit Durrës zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg.
Prokuroria gjatë ditës së sotme ka dërguar në kampin e refugjatëve në Babrru, ku ishte strehuar turku dhe 3 anëtarët e familjes së tij, një oficer të policisë gjyqësore i cili ka mbajtur një procesverbal ku konstaton mungesën e personin dhe anëtarëve të familjes.
Nisur nga këto kushte prokuroria e Durrësit kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit. Njëherësh prokuroria kërkon konfiskimin e 150.00 lekëvë që u vendosën si garanci pasurore.