Home KRYESORE Rama: Kryeprokurorin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë, mirëkuptimi i opozitës na...

Rama: Kryeprokurorin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë, mirëkuptimi i opozitës na duhet per…

Kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit të PS mëngjesin e sotëm, foli sërish për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ligji është i qartë, tha ai, ne mund ta zgjedhim kreun e akuzës me shumicë të thjeshtë, por mirë do ishte të na bashkohej opozita pasi nëse e zgjedhim bashkarisht i hapim rrugë integrimit të vendit dhe çeljes së negociatave.

“Nuk do të rresht deri në sekondën e fundit ti kërkoj opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi”, tha Kryeministri.

Rama kujtoi marrëveshjen e 18 Majit, duke thënë se ajo i sherbeu vendit jo PS, e cila mori mandat të plotë për të qeverisur. Edhe në rastin konkret tha ai “ne nuk na duhen PD vetëm për votat në Kuvend, por për përparimin e vendit drejt BE-së”.

“I lutem shumë Lulzim Bashës që ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë përgjegjësinë e opozitës. Negociatat nuk çelen me PS por me Shqipërinë. Negociatat nuk zgjasin sa një mandat qeverisës, por më gjatë. Kjo i shërben edhe PD-së që sot është në opozitë”, shtoi Rama.

Share: