Nga Shpetim Luku
Qe te jesh gazetar i vertete duhet te riskosh. Qe te riskosh duhet qe produkti gazetaresk te “gerrice” e ti hape probleme dikujt. Potencialisht gazetare te riskuar ne Shqiperi duhet te ishin: gazetaret e ekonomise dhe gazetaret e kronikes.
Te paret po qe se puna e tyre do te krijonte transparencen e duhur ne drejtim te abuzimeve te medha qe jane bere ne ekonomi, ne grabitjen e parave te bankave nepermjet kredive te keqia, abuzimeve me tenderat e infrastruktures duke ndjekur produktin perfundimtar me cilesi mizerabel, grabitjen e pronave publike, evazionin fiskal, oligarket etj etj. Por jo nepermjet shkrimeve opinion, por investigimeve konkrete e duke folur me emra konkrete.
Te dytet, pra gazetaret e kronikes do te ishin te riskur po qe se do te ndiqnin e flisnin per produktin korruptiv te gjykatave. Pra, jo ne trajte opinioni qe ato jane te korruptuara, por duke iu referuar konkretisht pasojes se veprimeve korruptive te tyre.
Te thuash qe gjykatat jane te korruptuara nuk sjell asnje pasoje, kurse te argumentosh e te kopsisesh dosje qe filan prokuror apo gjyqtar eshte i korruptuar kjo po, eshte pune e e vertete gazetareske. Por edhe po qe se ne Shqiperi ka gazetare, dhe besoj se ka, qe jane te gatshem ta marrin nje risk te tille mbi supe, serish ata do ti ngjane atyre qe duan te luajne futboll pa patur fushe e top. Ku do ta konkretizosh punen tende te mirefillte gazetareske?
Ne keto gazeta, televizione e portale qe funksionojne si instrumenta gjobe?! Ndaj mos e merakosni shume e mos ndermerrni fushata proteste e solidariteti, pasi fatkeqesisht, askush nuk ka arsye ti trembet punes tuaj