Home KRYESORE Alfred Lela qëllon në shenjë!

Alfred Lela qëllon në shenjë!

Gazetari Alfred Lela ne shkrimin e tij te gazeta Mapo duket se ka qëlluar sakte ndërsa ka nënvijëzuar qartazi dobësinë e kryeministrit te sotëm Edi Rama për PR e tij, se sa raportet me punët prej vërteti. Sali Berisha kryeministri para-ardhës mbahet mend për shoqërimin e tij me dhjete trupe-roja, ndërsa kryeministri Edi Rama do mbahet mend për shoqërimin e tij me dhjete fotografë profesionistë…

Ja një pasazh domethënës i shkrimit te Alfred Lelës ne gazetën Mapo: “Edi Rama nuk e ka lënë të bjerret traditën e përdorimit prej politikës të ngjarjeve të tjera që kanë implikim kombëtar. Me një këmbëngulje djaloshare, shefi i qeverisë iu qep kombëtares së futbollit duke përpunuar një dekor, një zej ku është mjeshtër, me anë të të cilit po hijeshon njëqind të zezat e një partneriteti të vështirë me aleatin Meta; një qeverisje me krisje e prej së cilës dëgjohen krisma.”

Share: