Home KRYESORE Basha nuk duhet sulmuar! Doktori president Nderi i PD-se dhe nipërit…

Basha nuk duhet sulmuar! Doktori president Nderi i PD-se dhe nipërit…

Nga Kujtim Gjuzi, Kryetar i Partisë Konservatore

Lulzim BASHA drejtuesi “de jure” i partise demokratike po shkon drejt 25 vjetorit te lëvizjes me te madhe studentore te 8 dhjetorit 2015 ne një klime te ftohte dhe i rrahur nga një ere goditëse disa kendeshe, prej deputeteve te vegjël qe duan te rikthejnë rrenjet e një lisi te madh. Nuk mjaftoi ish kryetari i PD-se z. Eduart Selami, por edhe një zonje si TIRONCJA BREGU te sulmoje kryetarin e OPOZITËS!!

Per shume demokrate te mërzitur ne opozite prej 31 muajsh ky është një zhvillim pozitiv, por për ata qe e shohin PD te ngritur nga gjendja e komas ku e futen vete te korruptuarit e 4 viteve te fundit te qeverisjes se PD. Kjo është një goditje ndaj një lideri qe meriton kohe dhe respekt. Te paktën deri sa te vijmë tek 8 dhjetori i 25-te një etape historike për te mos u harruar…

Basha ËSHTË NJË DREJTUES NE PD qe ka fituar si askush ne mënyre demokratike me sistemin një anëtar një vote! Pra, te sulmosh ne këtë mënyre Liderin e opozitës nuk bën gjë tjetër vetëm sa nuk respekton vete subjektin ku je pjese. Je bere deputet dhe meqë nuk pritet te rikthehesh i bere perseri deputet, fillon lojën e vjetër te baltosjes se një lideri ri !!!

Basha nuk e don ndihmën e askujt e ne këtë rast edhe ndihmën konservatore, por disa dukuri pozitive qe zotni Basha shfaq si një drejtues i ri me energji dhe me platforme qytetare nuk na bën qe ta sulmojmë radhasi edhe ne rastet kur programimi dekriminalizues mund te quhet një sfide e fituar tashme prej tij.

Me 8 dhjetor TE GJITHË NE QE KONTRIBUUAM duhet me ken te bashkuem dhe pa mllefe e shigjetime te interesit pozicional te gjithsecilit. Aq me shume duhet te japin mirëkuptim te hershmit ish kryetar te PD dhe te pluhurosures e te pudrosures deputete.

Plazhet e doktorit duan edhe 6 muaj qe te vijnë e këtë here DOKTORI duket i zëne nga nipi dhe mbesat e tij nuk ka kohe te riktheje ish kryetar ndryshe i bie barra te rikthehet vete, gjë te cilën e ka mohuar kategorikisht. Le te jete një president nderi për atë pjese qe e beson dhe akoma e respekton.

Share: