Home I pakategorizuar Edi 802 dite Kryeministër?! I ka ra qylit!

Edi 802 dite Kryeministër?! I ka ra qylit!

Nga Dritan Shano

A është e mundur që qeverisja në Shqipëri të bazohet përsëri tek frika dhe kontrolli i së vërtetës? A ka mbajtur ndonjë premtim qeveria? A kemi shëndetësi falas? A kemi 300.000 vënde pune? A është e mundur që për shkak të çoroditjes së dhunshme fiskale të qeverisë të humbin punën 73.000 vetë për dy muaj? Si është e mundur që sa herë bie shi, përmbytet e gjithë Shqipëria? A është palma investim publik? A kanë shqiptarët furnizim të pandërprerë me energji dhe ujë të pishëm? Pse mundi të ndodhte që shqiptarët në 2014 të ishin më të varfër se në 2013? A mund të jetë e vërtetë se 100.000 shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Gjermani dhe në shtete të tjera te Europës gjatë vitit 2015? Pse vranë veten një dyzinë shqiptarësh këto dy vite? A punon ai për shqiptarët apo për konçesionarët? A i ka zhytur më thellë kjo qeveri shqiptarët në borxh? A taksohen gjithnjë e më fort njerëzit e shkolluar? A është e mundur që kujdesi i shtetit te rrisë çmimin e hashashit? Kush i ka mbledhur në parlament si përfaqësues të popullit kontigjentet e rajoneve të policisë shqiptare dhe asaj të Bashkimit Europian? Si është e mundur që ai më shumë ka shkuar në Kine dhe Turqi se në Bruksel?

Ai ka ndenjur 802 ditë Kryeministër. Ndërkaq nuk ka rritje ekonomike! Nuk ka rritje të eksporteve. Nuk ka rritje të konsumit! Nuk ka rritje të kreditimit! Nuk ka rritje të investimeve publike! Nuk ka furnizim të pandërprerë me energji dhe ujë! Nuk ka rritje të besimit të sipërmarrjes! Nuk ka konkurrueshmeri të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare! Nuk ka ulje të barrës fiskale! Nuk ka rritje të punësimit! Nuk ka rritje rrogash! Nuk ka rritje pensionesh!….

Ka grumbulluar rreth vetes, jo padashje, por me gjak të ftohtë, qeverinë më të paaftë, më të pazonjën, me palidhje, më dallkauken në historinë e shtetit shqiptar. Anëtarëve të qeverisë, ndoshta i duhet të plotësojnë vetëm dy kushte: të jenë më të shkurtër se ai, dhe të shfaqen më budallenj se ai. E lehtë. Ndërsa ligjet i miraton me njerëz që i kërkon policia.

Nga këto 802 dite, 170 ditë ka qëndruar jashtë shtetit! Ku ka hapur, nga Mynihu në Beijing përmes Turqisë, dhe 5 ekspozita me vizatimet e veta personale të bëra në orar të punës. Duke marrë rrogën si Kryeminister. Duke i rënë qylit!

Pyetjet dhe konsiderata me sipër jo domosdoshmërish perkojne me qëndrimin e Revistës elektronike “Përqasje” e cila është e hapur ndaj kujtdo qe dëshiron ti përgjigjet z. Shano, pyetjeve te tij dhe konsideratave!

Share: