Home KRYESORE Ftohtë…

Ftohtë…

0

Nga Perparim Kabo

Kur është ftohtë dora në…
mishin e dashurisë
do ndjehej më shumë
Pemët flasin me një sintaksë
të pa njohur për ne…
Me gjuhën e stuhisë përcjellin
marrezitë e mbledhura
Dua të jem në ishullin e kujtimeve
ku gjithçka flet me puhinë
e heshtjes
Pyjet e vjetra të ngjarjeve të ikura
zhveshur denjësisht luten që mos
braktisen
Këpucët e udhëtimeve kanë mbetur
si gojë të hapura…
do donin të flisnin për hapat
e fshehtë…
Ngjarjet e patreguara janë tani
shoje të ngrëna
janë taka të holla ngulur
mbi dhimbjen,
zgafella tabanesh që ndërtojnë
muzeun e kohës që jetuam
Mbi ftohtësinë e motit lë gjurmët
e brymës…
dhuruar nga netët pa mure
Mendoj se ngricat e vonuara
befasi do sjellin pa ç’ka
se zbathur jam…
ftohtë…

22 nëntor 2015 PK

Share:
Reklama juaj