Home KRYESORE John Kerry nuk vjen vetem ne Tirane…

John Kerry nuk vjen vetem ne Tirane…

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Sekretari John Kerry do të zhvillojë në tur vizitash në Europë dhe veçanërisht në Ballkan. Mësohet se ndalesa e parë e kryediplomatit amerikan do të jetë në Paris, më 30 nëntor, për t’iu bashkuar Presidentit Barack Obama në punimet e “COP-21” në kryeqytetin francez. Menjëherë pas kësaj, Kerry do të ndalet në Bruksel më 1 dhjetor, për të marrë pjesë në Ministerialin e NATO-s, ku marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Aleancës.

Një ditë më pas do të fillojë edhe turi ballkanik. Më 2 dhjetor ndalesa e Kerryt është në Prishtinë jo rastesisht. Por, larg vëmendjes së tij nuk do të mbetet Beogradi, ku Kerry do të marrë pjesë në Këshillin e ministrave të OSBE-së më 3 dhjetor.

Nga Serbia, Kerry do të shkojë në Nikosi të Qipros. Pas ndalesës në ishull, Sekretari amerikan do të përfundojë udhëtimet e tij me Athinën, më 4 dhjetor.

Shqipëria me sa duket nuk figuron në këtë tur udhëtimesh dhe sigurisht qe duhet te kete nje domethenie e cila mund te jete sa pozitive aq edhe negative. Kete duhet te na e sqaroi qeveria e Tiranes. Na e ka borxh! Në vend të vizitës Kerry ka dërguar në Tiranë një mesazh urimi. Edi Rama sapo erdhi ne pushtet per mungese pervoje nuk u tregua i vendosur si Aleat i SHBA-se ne lidhje me shkaterrimin e armeve kimike te Sirise. Ceshtje shume delikate midis pushtetit amerikan dhe atij Rus ne Lindjen e Mesme.

Mesazhi i plotë i John Kerry-t:

Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të SHBA-së, uroj qytetarët e Shqipërisë për 103 vjetorin e Pavarësisë më 28 nëntor. Që kur Presidenti Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, dy vendet tona kanë punuar së bashku në mënyrë produktive për të krijuar një miqësi të qendrueshme të bazuar në vlera të përbashkëta dhe respekt reciprok. Si një vend anëtar i NATO-s dhe mentor i shteteve të Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin, Shqipëria luan një rol vital në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe botë. SHBA vlerëson kontributin e Shqipërisë në sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku dhe Ukraina dhe deri te ekstremizmi pjesëmarrja në koalicionin global në luftën kundër ISIS.

SHBA është e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në kryerjen e reformave në nevojshme për të realizuar aspiratën e saj Euro-Atlantike. Përgëzoj përpjekjet tuaja për të aderuar në Bashkimin Europian dhe për të punuar në progresin e vazhdueshëm drejt anëtarësimeve Euro-Atlantike.

Gjatë kohës që ju festoni me familjet dhe miqtë, SHBA ju urojmë për festën. Shikojmë përpara për të vazhduar partneritetin e ngushtë për progres, prosporitet dhe paqe në vitet që vijnë

Share: