Home KRYESORE Hapa konkretë në dialogun ndërfetar…

Hapa konkretë në dialogun ndërfetar…

Në kuadër të bashkëpunimit për dialogun ndërfetar muslimano-katolik, është zhvilluar një vizitë e stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër dhe studentëve të vitit të tretë të këtij departamenti në Shkollën e Lartë Teologjike Katolike (Seminari Ndërdioqezian) në Shkodër.  Në krye të këtij delegacioni ishte rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili shoqërohej nga dekani i Fakulteti i Shkencave Humane, Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Atakan Derelioglu, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, Dr. Genti Kruja, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Bedër, z. Agron Hoxha, pedagogët Erlis Çela, Adil Kutlu, Veton Tulla dhe Dr. Xhemal Alsafarti.

Share: