Home HISTORIA IME Unë jam Klodi Hoxha, kjo është organizata jone…

Unë jam Klodi Hoxha, kjo është organizata jone…

0

“Përshëndetje.

Unë jam Klodi Hoxha, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”. Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.

Si aktivistë të lëvizjes studentore ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klases politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste. Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjitikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistence studentore – ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë ”“ të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamarierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike.

Gjithashtu më duhet të sqarohem rreth spekulimeve të bëra ndaj meje nga media dhe personazhe cinike. Së pari, meqë dje është përfolur me të madhe në televizone dhe gazeta se une isha studentja që godita me vezë ndaj kryeministrit Rama, nuk është e vërtetë. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta.

Së dyti, për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme te mëdha dhe nuk i pergjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!

Së treti, për shkak të ideve në të cilat besoj, dhe simbolikave të tyre, njerëz cinikë e dashakeqë kanë spekuluar me stigmatizime dhe klishe historike, gjë që në fund të fundit, tregon injorancë të plotë konceptuale të tyre. Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga lëvizjet studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga Laburistët në Angli dhe Demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët.

Dhe së fundmi falendëroj gjithë miqtë, shokët, shoqet dhe familjarët që na mbështetën dhe po vazhdojnë të na mbështesin si dje me qëndrimin para drejtorisë së policisë gjatë kohës që qëndronim brenda si dhe nga facebook-u. Faleminderit nga zemra dhe të gjithë bashkë do jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm për t’i dhënë grusht padrejtësive. Për Universitetin”¬ ”ŽPër Shoqërin딬, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”. Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.

Si aktivistë të lëvizjes studentore ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klases politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste. Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjitikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistence studentore – ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë ”“ të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamarierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike.

Gjithashtu më duhet të sqarohem rreth spekulimeve të bëra ndaj meje nga media dhe personazhe cinike. Së pari, meqë dje është përfolur me të madhe në televizone dhe gazeta se une isha studentja që godita me vezë ndaj kryeministrit Rama, nuk është e vërtetë. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta.

Së dyti, për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme te mëdha dhe nuk i pergjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!

Së treti, për shkak të ideve në të cilat besoj, dhe simbolikave të tyre, njerëz cinikë e dashakeqë kanë spekuluar me stigmatizime dhe klishe historike, gjë që në fund të fundit, tregon injorancë të plotë konceptuale të tyre. Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga lëvizjet studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga Laburistët në Angli dhe Demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët.

Dhe së fundmi falendëroj gjithë miqtë, shokët, shoqet dhe familjarët që na mbështetën dhe po vazhdojnë të na mbështesin si dje me qëndrimin para drejtorisë së policisë gjatë kohës që qëndronim brenda si dhe nga facebook-u. Faleminderit nga zemra dhe të gjithë bashkë do jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm për t’i dhënë grusht padrejtësive.
”ª#”ŽPërUniversitetin”¬ ”ª#”ŽPërShoqërin딬

Share:
Reklama juaj