Home KRYESORE Bankers Petroleum paga marramendese!

Bankers Petroleum paga marramendese!

Gazeta DITA thote se posedon një bordero të kompanisë Bankers Petroleum, nga e cila mësohen shifra të jashtëzakonshme pagash.

Në kompaninë Bankers Petroleum me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi 10 milionë (të vjetra) në muaj. Çka do të thotë, që rroga mininale në këtë grupim është 10 milionë, por brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 15, 20, 30 e më shumë milionë lekë në muaj (!)

Nga këta 70 persona, vetëm 2 janë shqiptarë. Ndërkohë, 20 drejtues të tjerë të kompanisë kanë pagë mbi 50 milionë lekë (të vjetra) në muaj (!) Kurse 3 drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 100 milionë lekëve në muaj (!)

Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë gjithsej kanë paga mbi 10 milionë lekë në muaj. Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers!

Këta të superpaguar sigurojnë në bordero si “supervizor딝 dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë që punojnë në Shqipëri.

Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në bussines class.

Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në 1 deri në 3 muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë. Vetëm zëri në buxhet për badigardë të supervizorëve është 3 milionë USD në vit!

Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajë taksa nëse të gjitha fitimet i investoje per rritjen e Kompanise.

Share: