Home KRYESORE Doris Pack: “Kosova s’do jetë kurrë Serbi”

Doris Pack: “Kosova s’do jetë kurrë Serbi”

Preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet se Kosova është pjesë e territorit të saj, jo vetëm që nuk është në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, por përplaset edhe me tendencat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka vlerësuar Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e partisë CDU, parti kjo e Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ndërkohe anëtarët e ekipit për veprim në Kuvendin e Serbisë për reformimin e sistemit politik, kanë theksuar se definicioni i Kosovës në preambulën e kushtetutës nuk do të hiqet ose ndryshohet kur të bëhen ndryshimet kushtetuese, por Doris Pack, duke folur për “Shërbimi për Ballkanin” të Radios Evropa e Lirë, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tash…”, ka thënë Pack duke shtuar - “Në fakt, ky është moment i mirë për të eliminuar preambulën, por kam përshtypjen se kjo do të ishte e parakohshme, për shkak se politikanët nuk i kanë përgatitur qytetarët. Është përsëritur shumë herë dhe tone të tilla po dëgjohen edhe nga burrështetasit e huaj, se çështja me preambulën, duhet të pastrohet, gjë që nënkupton edhe një ndryshim të Kushtetutës”.

Siç ka thënë Doris Pack në këto moment, askush nuk do të insistojë në ndryshimin e preambulës, në qoftë se për këtë nuk ekziston gatishmëria e shoqerise. “Nuk jam nga ata që sugjeroj që kjo duhet të bëhet menjëherë, por është definitive se kjo duhet bërë kurdo qoftë. Mbetet tek ata që të gjejnë momentin e duhur, sepse kjo është e pashmangshme”, është shprehur  eurodeputetja gjermane e cila ka theksuar Pack se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një shtet, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në mënyrë precize.

Share: