Home I pakategorizuar Fatin e prokurorit Giu e paçin te gjithë si ai!

Fatin e prokurorit Giu e paçin te gjithë si ai!

Nga Izet Haxhia

Sapo lexova diku ne një gazete lajmin për arrestimin e prokurorit Haxhi Giu për korrupsion e marrje ryshfeti… Nuk me vjen mire duke u nisur nga ana njerëzore qe asnjë njeri te përfundoje ne burg e aq me teper kur njerëzit janë te pafajshëm. Por ne rastin e këtij prokurori te plepave puna qëndron ndryshe…

Ky person përben modelin e gjyqtarit dhe prokurorit te pas viteve 92 qe u zunë vendin prokuroreve dhe gjykatëseve, hetuesve te komunizmit. Njerëz mediokër qe vetëm me gjashte muaj kurs arritën te bëhen prokurore dhe gjyqtare me komandën e partisë dhe te shokut Sali për tu shërbyer me devotshmëri atehere kur i duhej partisë.

Dhe ky model gjyqtaresh dhe prokuroresh kane 23 vite qe mbaj peng vendosjen e drejtësise ne Shqipëri, qe u sherbejne me perulesi e devotshmëri te neveritshme atyre qe shkojnë e vijnë ne pushtet ,qe denojne njerëz te pafajshëm e lenë te lire kriminele, përdhunues e çdo lloj soj e sorollopi te atyre qe bejne krime, por qe janë te lidhur me politiken e kane te paguajne per xhepat e ketyre dallkaukeve te majmur me paret e korrupsionit dhe krimit…

Me ka ndodhur qe ne marsin e trazuar te 97 disa prej tyre te me kerkojne ndihme për ti shpëtuar nga kriminelet e ikur nga burgu qe u kërkonin atyre paret qe u kishin dhenë kur ishin ne paraburgim dhe sigurisht për ti liruar apo dhëne dënime te lehta. Por, ishin mashtruar nga këta gjyqtare e prokurore te korruptuar.. Mund ty përmend disa emra te tyre, Gjin GJONÄ° pasi kishte marre 30 milion leke nga një i dënuar për vrasje për ti ulur dënim ne 10 vjet burg një te dënuari për vrasje, Agim Bendo, Arben Qeleshja, etj..

E përmenda këtë emër te këtij prokurori te korruptuar Haxhi Giut se ky ka qene drejtuesi i grupit te prokuroreve qe ka hetuar çështjen Hajdari ku unë dhe vëllezërit e mij jemi dënuar ne mënyre te padrejte, ku akoma vëllai i madh vazhdon te kryeje një dënim prej 15 vitesh ne mënyre te padrejte…

Ka qene devotshmëria ndaj partisë dhe nxjerrësit ne prite te Hajdarit,,, qe është Berisha qe beri këtë prokuror te*ndershëm* te na dënonte neve për një krim qe nuk e kishim bere…Ky prokuror ne kohen e gjyqit ndaj nesh, një dite shkonte ne zyrat e PD, dhe ditën tjetër ne zyrat e Shikut…

Por drejtësia apo Zoti vonon por nuk harron… Shpresoj qe fatin e këtij Giut ta kenë te gjithë ata prokurore e gjyqtare qe kane vjedhur e janë ushqyer e majmur me parat e krimit… Dhe pas tyre le te vijnë politikanet e te gjitha krahëve qe kane vjedhur, korruptuar kane vrare e shkatërruar këtë vend dhe qe nuk janë te pakte. Tu bejne shoqëri ne dhomat e burgut njeri tjetrit , sepse këta nuk bejne dot pa njeri tjetrin…

Share: