Home KRYESORE Genc Ruli: Nese hetohet te perfshihen edhe ministrat e LSI

Genc Ruli: Nese hetohet te perfshihen edhe ministrat e LSI

Ish ministri Genc Ruli është i akuzuari kryesor nga pasardhësi i tij në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, për privatizimin e OSSHE, që sipas auditit të kësaj ministrie, i ka faturuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro.

“Shqiptarja.com” ka kontaktuar z.Ruli i cili i ka hedhur poshtë akuzat në adresë të tij, por ne menyre kotradiktore me kete logjike te shprehur ai ka dhtuar se nëse do të hetohet, pjesë e hetimeve duhet të jenë edhe katër ministrat e LSI që kanë mbajtur postin e ministrit të Energjisë dhe kanë menaxhuar dështimin e CEZ gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”.

“Është një çudi hipotetike që ngrihet që, në gati 6 vjet të historisë që nga privatizimi e deri te dështimi, të historisë CEZ, kapen vetëm dy pikat kulmore, njëra e fillimit që është ministri i privatizimit, Genc Ruli dhe tjetra, ministri i fundit i PD, Florion Mima. Pse është kjo ndërprerje në mes e katër ministrave të LSI-së që sot janë ortakët e PS-së, që ka menaxhuar dështimin dhe korruptimin maksimal të CEZ? Është vallë ndjesë ndaj Metës që bën Rama që hapi çështjen e DIA-s? Apo është një kompromis mes Metës dhe Ramës për të mos e hapur kurrë çështjen ÇEZ?”, u shpreh Ruli. Sipas tij, për ta hetuar CEZ-in që nga gjeneza e deri në fund dhe në mënyrë të paanshme dhe madje të besueshme për publikun shqiptar, do të ishte një hetim ndërkombëtar.” ka thene Ruli per www.shqiptarja.com

Share: