Home KRYESORE HABERET E MITROS, SI NISI MIQËSIA ME DITRO AGOLLIN…?!

HABERET E MITROS, SI NISI MIQËSIA ME DITRO AGOLLIN…?!

Nga Mitro Cela

TRANK A TRUNG KËMBORË E MADHE…?! Në vitin 1972 fillova punë në gazetën “Zeri I Popullit”. Në gazetë punonte Dritëro Agolli, Shefqet Musarai, Xhevahir Spahiu, poeti Agim Shehu etj. Çdo të hënë në orën 13 bëhej “Kritika e Javës”. Një gazetar bënte analizën e shkrimeve të botuara gjatë javës. Pastaj niste debati.
Tre muaj pasi kisha nisur punën, botova një vëzhgim. Tregoja për disa torno që rrinin pa punë. Mes të tjerave shkruaja:
-Sikur të flisnin tornot…bla-bla-bla!
U ngrit Dritëroi dhe thotë me humor:
-Mitro! Sot po na flasin tornot. Nesër zogjtë. Pasnesër…I disi i thonë kësaj në fshatin tim: Trank a trung këmborë e madhe / Qumështi gjysëm okare…
…Mu skuqën veshët…Kur mbaroi mbledhje, Dritëroi më hodhi dorën në qafë dhe më thotë:
-Të lëndova Mitro!…Por nuk është faji im. Fajin e kishte e flamosura raki, që ishte ballë kazani, dhe e pimë sade me Niko Nikollën, kryeredaktorin e revistës “Hosteni”. Kështu nisi miqësia me Dritëro Agollin…

Share: