Home KRYESORE Kukan: jo dhune. Vetem dialog.

Kukan: jo dhune. Vetem dialog.

Eurodeputeti Eduard Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor në Tiranë, që përfundoi në akte dhune. Në një deklaratë, Kukan ka vlerësuar se, është e drejtë legjitime e qytetarëve në të gjitha shoqëritë demokratike që të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet për problemet që ka në vend. Por, vlerëson Kukani, kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore, sidomos në situatat potenciale për tensione politike, raportohet nga Brukseli per TCH. – “Gjithashtu mendoj se institucionet demokratike duhet të garantojnë terrenin e duhur për betejat politike. Është roli dhe përgjegjësia e opozitës të sfidojë dhe kontrollojë qeverinë në Parlament. Shqipëria ka përpara sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe debat konstruktiv mes të gjitha palëve politike.” – tha ai duke shtuar – “Për këtë arsye, unë inkurajoj politikanët shqiptarë që të vazhdojnë angazhimin në këtë dialog, si mënyra më e mirë përmes të cilës mund t’u shërbejnë qytetarëve dhe ta afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian” – ka perfunduar Kukan.

Share: