Home KRYESORE QYTETERIMI JONE – Shoqeria Njedimensionale

QYTETERIMI JONE – Shoqeria Njedimensionale

Nga Blerta Haxhia

“Njeriu Njedimensional” i autorit, filozofit, mendimtarit Herbert Marcuse nje veper e cila eshte cilesuar nje nder me te rendesishmet per teorite kritike te shoqerise, na shfaq para vizualitetit tone si individual ashtu edhe kolektiv shoqerine njedimensionale. Shoqeria njedimensionale teknike dhe elektroteknike varion neper perfeksionimin e metutjeshem te tij ne dimensionalitetit e tij.

Represioni psiqik dhe fizik, totalitarizmi gjitheperfshires i cili tregon realitetin dimensional inkuadron individin ne skllaverimin i tij te pashmangshem ndaj mjeteve teknike. Modeli i jetes i shoqerise njedimendimensionale ne jeten e njeriut Herbert Marcuse e paraqet si nje rend qe shfaqet totalitar e cila absorbon edhe menyren e jeteses tradicionale te individit. Perderisa i referohemi individit si i vetem, kjo te jep nenkuptimin se vetem nje individ ka luksin e njedimensionalitetit por ky emertim jepet ne shumes.

Kundrejt vepres se tij “ Erosi dhe Qyteterimi” Marcuse eshte me pesimist ku me mendimet e tij ai denononcon karakterin fundamental represiv te konsumatorit ne shoqerine industriale te avancuar. Njeriut njedimensional i jepet mundesia per te zgjedhur por i mohohet mundesia per ta bere ate ne menyre te pavarur. Ndikimi i studimeve mbi Marksin te autori jep sintezen e tij te Marksit dhe te Freud-it tek “ Erosi dhe Qyteterimi “, ku “ parimin i kenaqesise “ zevendesohet me “ parimin e realitetit”. Essi ”“ Un-i ”“ Mbi- Un janë shtresat kryesore të strukturës psiqikës ku bazamenti është Essi e cila është e lirë nga parimet dhe format nga të cilat e bejnë njëriun të ndërgjegjshëm dhe social nuk njeh as të mirën as të keqen as kohën dhe as kontradiktat, si synim të kënaqe vetëvetën në dakordim më Erosin. “Nën ndikim e botës së jashtme (ambientit), një pjesë e Essit që ka organe për receptimin e stimujve dhe mbrojtjen ndaj tyre, zhvillohet gradualisht derisa bëhet Un-i.ky është ndërmjetësi mes Essit dhe botës së jashtme, përceptimi dhe ndërgjegjja janë vetëm pjesa më sipërfaqësore e Un-it ajo që topografikisht ndodhet më afër botës së jashtme, por falë tyre (sistemi ndërgjegje-përceptim) ai e ruan ekzistencën e vet, duke vëzhgusr dhe vlerësuar realitetin, duke krijuar dhe ruajtur një imazh të vërtetë të tij,duke iu përshtatur dhe duke ndryshuar sipas interesave të veta. Kështu Uni ka për detyrë të paraqesë boten e jashtme Essit…” (Herbert Marcuse “ Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud” .fq -47 )

Zevendesimi i parimit te kenaqesise jep : “ Sakrifikimi metodik i libidose, devijimi i saj drejt aktiviteteve dhe shprehjeve shoqerisht te nevojshme perbejne kulturen” qe konsiderohet si frut i qyteterimi ( kultura , arti, puna ). Shoqeria industriale imponon nje modifikim i instikteve duke katapultuar sferen seksuale me sferen e punes. Procesi represiv i Freud-it, parimi i“ kenaqesise” me zevendesimin e tij, diferencimi i nevojave jepet si frut i nje shoqerie industriale, e cila konfiguron nje dominim permes formave te dhunes.

Herbert_MarcuseËshtë e rëndësishme të shqyrtohen relacionet mes psikoanalizës dhe mendimit politik, psikoanaliza ofron nje analize në një prespektivë të re të politikës të shoqërisë,”Sipas Marcuses Psikoanalizes iu bë e mundshme si instrument social-politik pozitiv dhe negative funksioni administrative sepse Freud zbuloi zonat më të thella të instikteve, mekanizmat e kontrollit social të tij.” Individi heq dorë nga parimi i kënaqësisë (Erosi) dhe i nënshtrohet parimit të realitëtit (Thanatosi); si sipërfaqësues paradigmatik se ku tronditet teoria freudia-në Marcuse thekson se: “ Së pari ”“ modeli psikoanalitik: Babai ”“ familja e dominuar nga babai ishin faktorët e socializimit psiqik, e humb vlerën nga fakti se shoqëria vepron mbi Unin përmes masmedias; grupet sociale; së dyti ”“ zbraset roli i babait, kjo shoqërohet nga rënia e ndërmarrjes private e familiar; djali bëhët i pavarur nga i ati dhe nga tradita familiaresi rezultat i kërkimit (vendi i punës) e mënyra se si e fiton jetën;

Procesi transistor i katapultimit te parimeve te “ kenaqesise “ dhe te “ realitetit “ tregon zevendesimin e instikteve me ate te teknologjise e cila varion ne nje moment teknik hedonist. Teknologjia si mjet transistor mundeson lehtesimin e arritjes se veprimtarise se zhvilluar te aktiviteteve qe ofrojne kenaqesi. Njekohesisht puna ofron kenaqesi por me pune kryejme nje aktivitet kualitativ ”“ kuantitativ e cila si variabel e aktivitetit te gjendjes mendore dhe asaj fizike na okupon pjesen temporale per te shfaqur instiktet tona origjinale si qenie njerezore, ku kalimi nga statusi i primatit natyror shnderrohemi ne primate teknologjike. “Me krijimin e parimit të realitetit, qënia njerëzorë, e cila nën parimin e kënaqesise s’qe gjë tjetër veçse një lemsh tendencash kafshërore, bëhet Un-i i organizuar. Tashmë lufton për atë qëështë e ”˜dobishme’, për atë që mund ta ketë pa i shkaktuar dëm vetes dhe ambientit ku jeton. Nën parimin e realitetit, qënia njerëzore zhvillon arsyen, e cila mëson të ”˜vlerësoje’ realitetin, të shquajë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga falsoja, të nevojshmen nga e dëmshmja. Njeriu fiton cilesinë e kujdesit, e të mbajturit mend e të gjykimit. Ai bëhet një subjekt i ndërgjegjshëm që mendon, brenda një sistemi racional që i imponohet nga jashtë.” (Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud”)

Marcuse tregon se nevojat arficiale te ofruara nga shoqeria industriale integrojne individet ne sistemin e prodhimit dhe te konsumit ku menaxhimi industrial kulturor e bashkohor mundesojne venitjen e kritikes, mohimit dhe opoziten e ketij sistemi.Teoria marksiste dhe socializmi, nje vision te cilin autori me kritiken e tij e mbron mendimin qe fluskon ne siperfaqet e trazuara te univesit njedimensional, ku mendimi kritik mjegullohet dhe dendet gjithnje e me shume, si pasoje jep tejfunksionimin e busulles te vet kapitalizmit. Kapitalizmi ne shnderrimin e stadeve persosshmerise se tij ku individi shnderrohet ne mall dhe procesi jetesor ne nje treg, ku duhet te mbijetoje me teknikat e reja zhvilluese kapitaliste ofron stabilizimin si mall po ashtu edhe ne treg, parimisht te shnderruar ne tregtare te vetvetes ne sistemin kapitalist-bashkohor.

“Kur flasim per nevojat dhe burimet; nevojat nuk kane lidhje me luksin pasi luksi nuk njeh limite. Keshtu qe problemi ekonomik mund të paraqitet përmes raportit : Burime ”“ prodhim ”“ oferte; nevoja ”“konsum ”“ kerkese;”

“Nje roberi e rehatshme, e bute, e arsyeshme, demokratike, mbizoteron ne qyteterimin e perparusr industrial, si shenje e progresit teknik. (Herbert Marcuse “ The One-Dimensional Man. Studies in the Ideology of Advanced Industrial Society fq ”“ 26 ) Me keto fjale Marcuse fillon njeren prej veprave me te rendesishme te tij “ Njeriu Njedimensional”, me cfare nomenklature do ta quanim racionale shtypjen e individualitetit, sa e arsyeshme do te konsiderohej nje fakt i tille domosdoshmerisht i kerkuar ne shoqerine njedimensionale. Te drejtat dhe lirite qe ishin faktore jetike ne periudhat e hershme te shoqerise industriale po gjunjezohen nivelit me te larte te kesaj shoqerie ku po humbasin sensin e tyre tradicional, me institucionalizimin e ketyre te drejtave dhe lirive ato gradualisht me premisat arrijne ne nje sipermarrje duke humbur funksionalizimin e tyre bazik. Arritja institucionale si subjekt i lire ekonomik shikohet si nje burgim i lire por me orar te caktuar per te dale jashte per te marre pak ajer te fresket. “Aparati prodhues “ zanafilla e teknologjise, mjeteve teknike dhe elektroteknike zbraz plotesimin e nevojave jetesore per te rimbushur ate me ide te reja progresive zhvillon mundesie e centralitetit ku kerkohet racionalizimi teknologjik, mundesite qe na paraqesin centralizimi me perhajpjen e valeve centrike racionale. Transmetimi verbal i Marcuses na paraqet totalitarizmin e shoqerise industriale sepse vija lineare terroriste politike e shoqerise gjithashtu edhe vija lineare joterroriste ekonomik eshte e njejte. Nuk zhvillojme nje procest biologjik mental dhe fizik nen trusnine e armeve te quhet shtet totalitar por totalitarizmi ekonomik paqesor eshte me i veshtire qe te perballohet sepse relativizmi aktiv ekonomik eshte infinit.

“ Fakti i pashpirte qe fuqia fizike e makines e kapercen ate te individeve dhe te cdo grupi te posacem te individeve, e ben makinen instrumentin me efektiv ne cdo shoqeri “

Liria e re qe hap dyert permes aparatit teknik mobilizon shoqerine si teresi ku bota e punes mekanizohet dhe behet bazamenti potencial per kete.

Herbert_Marcuse1Format tradicionale te venitura nga masat mekanike shfaqin ofshamat e fundit per vizualitetin e tyre ne boten teknologjike, aksiologjia tradicionale mbetet per te kujtuar se vet vizualiteti i tyre mekanizimi dhe multiplikimi i formave tradicionale jo qe do te mbeten vetem si veprimtari multiplikuese por do te artificializohen ne sensin original. Shoqeria industriale ofron lirite ekonomike dhe politike por ne menyre analoge sjell skllaverimin e po asaj lirie. Aftesite e reja per zhvillim e shoqerise jep domosdoshmerine e menyrave te reja te realizimit. Bihevioristi Erich From ne vepren e tij “Arratisje nga Liria “ lirine e vitalizon si jo lira per… ; por liria nga…; Marcuse shpreh se sa me racional , produktiv, teknik dhe total behet administrimi represiv i shoqerise, aq me te paimagjinueshme jane mjetet dhe menyrat me ane te cilave individet e administruar do te thyenin do te thyenin skllaverine e tyre dhe do te menaxhoni lirine e tyre.Por cdo clirim -vazhdon autori- varet nga vetedija e skllaverise …

Tipar tjeter kontrollues i shoqerise industriale eshte asfiksimi i atyre nevojave qe kerkojne clirim- clirim po ashtu edhe nga ajo qe mund te durohet. “ Kontrollet sociale nxjerrin ketu me pahir nevojen e papermbajtur per prodhimin dhe konsumin e gjerave te kota; “”“ “Qytetërimi është mbi të gjitha përparimi i punës, domethënë i punës për të siguruar dhe rritur nevojat e jetës … Meqë qytetërimi në radhe të patëështë vepër e Erosit, i bie që ai të jetë vjedhës i libidos. Kultura ”˜i vjedh seksualitetit një pjesë të mirë të energjisë psiqike, për të cilën ka shumë nevojë.”

Njerezit identifikohen tek mallrat e tyre, aty gjejne shpirtin e tyre ne makinat; tek radioja e tyre; te rrobat e bukura; pajisjet e kuzhines; kontrolli social eshte i betonizuar me domosdoshmerite e reja te produkteve te konsumimit.

Mimesis perseritja jo e lire e nje dukurie identifikimi I individit me produktet e konsumimit, ne dimensionin teknologji njerezit modelojne jeten e tyre dhe keshtu pranojne ligjet e shoqerise se tyre po te asaj shoqerie industriale te krijuar po nga vete njerezit. Tjersimi ofron realitetitn kontemporal ose duhet te japes hose duhet te shesesh. Tjetersimi I objektivizuar gelltit subjektin i cili me subjektivizimin e huaj ofron vetedije te rreme, nje falsitet kenaqesor me produktet e konsumimit. Subjekti njedimensional jep edhe mendimin nje dimesional e cila pason deri tek sjellja njedimensionale, ku duhet tu permbahemi rregullave, rendit, perpikshmerise te aparatit prodhues, por sado qe na ngerthen prapa vetes si aparat prodhues me subjektivizimin te transformuar ne objektiv akoma na jep sundimin jolinear ne sistemin njedimensional. “Gjuha shumëdimensionale, në të cilën nuk depërtojnë me dometheniet e ndryshme dhe kundërshtuese, por hiqen menjanë; i mbyllet goja dhe e bëjnë të heshtë dimensionin shpërthyes historik të domethënies”

njeriu-njedimensional herbertPermes realitetit teknik i cili vetevetiu ofron forma te reja te kontrollit ekonomiko-politik, qe na skllaveron si te tille as qe mendojme te heqim dore nga ky realitet. E dhene me mijera shembuj me laramani te llojllojshme, pervec faktit qe na gjunjezon edhe na urdheron jemi te gatshem te propagandojme furishem per te.

Marcuse ne “ Njeriu Njedimensional” ne pjesen e pare te librit “ ”“ Format e reja te kontrrollit-“ bindshem na paraqet se tashme format e reja te kontrollit jane ato ne sistemin ekonomiko- politik dhe jo ato ushtarako-politik. Duke u transformuar ne mall per tu shitur, shesim edhe personalitetin por akoma nuk japim individualitetitn. Realiteti I punes qe mbizoteron perceptohet si nje makine, dhe mekanizmat behen baza potenciale per nje liri te re vartesia jetike qe ofrojne mallrat e konsumit jep kontrollimin e pashmangshem sepse varemi po nga keto mallra. Autori arsyen teorike dhe praktike e jep me shnderrimin permes progresit teknik, automatizmi artificial mposht ato lirite natyrore dhe liria qe ofron permes instumentit te fuqishem te aparatit prodhues mundeson progresin subjektiv po te artificializuar te individit.

Me pamundesine e te jetuarit me produktet e tregut miratimi kolektiv,pajtueshmeria kolektive, tek muzika, arti, piktura, kinematografia eshte nje “Grand Store” kapitaliste ku format e reja te kontrollit nuk reshtin se punuari asnje minute, marrim kenaqesite individuale dhe kolektive kundrejt cmimit psikofizik njerezor. Atrofizmi teknik qe ne siperfaqe mundeson perfeksionimin jep lirine nga… sistemi me format e reja te kontrollimit.

Share: