Home KRYESORE Ti ma sjell Zotin afer!

Ti ma sjell Zotin afer!

Nga Alban Bala

Ti ma sjell Zotin afer!
Je nje mendim qe u hap deren syve
U ben rruge deshirave, u prin hijshem fjaleve
Drejt mirenjohjes dhe loteve qe kane humbur pragun

Ti ma sjell Zotin afer!

Kur ma ringjall ne deje ninullen e detit
Kur peshperit si pranvera u flet pemeve ne maj.
Ti nuk u merr ere luleve; i bekon me ajer…

Ti ma sjell Zotin afer!
Kur mendon si femijet, kur je nje prej tyre
Kur lodron ne heshtje me hijen e zemres
Askush nuk me njeh me mire dhe kur s’njihem

Ti ma sjell Zotin afer!

Jam nje lutje qe flet nder frymemarrje te bardha
Jam petal qe po thinjet neper driten tende
Jam nje tingull qe shuhet te te degjoje zerin
Jam pasqyre e gezimit dhe liqeni i dhembjes
Jam nje ishull i shkrete dhe i gjelber, jam vetja
Jam vetmia e ndezur ne enderrime te nxehta
Jam nje trup me dy zemra dhe nje gjysem e madhe
E heshtjes, e kenges se perrallte te sytheve
Qe kthehen cdo vit mbi krahe dallendyshesh

Jam era, era e detit, e trupit qe vallezon, e mallit
Jam ikja e dallges drejt harreses se bardhe
Ku jeton Krijimi dhe loti i kripur

I perjetshem eshte Zoti dhe dorezimi im
Tek lutja e imet e nje zemre qe ndahet
Por nuk vdes…

Nuk do vdes per sa kohe
Ti ma sjell Zotin
Afer…

Share: