Home KRYESORE Ermira, Musa, seksi, dhe lidhjet e tyre me politikën, ose koha të...

Ermira, Musa, seksi, dhe lidhjet e tyre me politikën, ose koha të themi: “nuk kam asgjë për të thënë…”

Nga Ndue Ukaj

Është koha që shqiptarët të thonë “nuk kam asgjë për të thënë.” Qoftë edhe atëherë kur “shpërthejnë” debate të ashpra për tema të nxehta, si ajo e Ermirës, Musës, seksit, dhe lidhjeve të tyre me politikën.

Njerëz, ka ardhur koha të ndalemi. Ta thërrasim arsyen dhe ta analizojmë ku jemi.

Është koha t’ i themi stop epidemisë së zhurmës, e cila na ka përfshi kudo. Duhet të refuzojmë rolin e gjithologve, të gatshëm për të dhënë mendime për çdo gjë e në çdo kohë. Nga politika te historia, nga kultura te feja, nga seksi te ekonomia…pa u ndalë!

Përvoja universale dëfton se njeriu emancipohet atëherë kur është i gatshëm të thotë “nuk kam asgjë për të thënë.”

Ermira, Musa, seksi, janë dëshmi e paktë e asaj se si është katandisë i ashtuquajturi opinion publik.

Ndodh një temë e nxehtë dhe fillojnë mendime karikaturale. Me lajme karikaturale. Të tilla që të neveritin.

Traktatet tona apologjetike apo akuzuese, të shkruara pa shije, gjithnjë sipas premisës, pro dikujt dhe kundër dikujt, janë në thelb mendime stihike dhe të padobishme.

Ne, ka kohë që e kemi humbur durimin, e për pasojë edhe mendimin racional. Na mbizotëron ajo tradita tashmë e mirënjohur ndër shqiptarë: lëvdata ose përbuzje pakufi.

Share: