Home KRYESORE Zululand – Rama: Nuk funksionon sistemi i sigurisë kolektive ne Europe

Zululand – Rama: Nuk funksionon sistemi i sigurisë kolektive ne Europe

Kryeministri edi Rama ishte i ftuar i Mustafa Nanos në Zululand ku midis te tjerash tha se suksesi i deritanishëm i Donald Trumpit, ashtu si dhe islamofobia në perëndim, janë frut i injorancës; terroristët islamikë janë një pakicë e parëndësishme në botën e Islamit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndersa u fol për terrorizmin islamik, tha se terroristët do ta humbasin këtë betejë të tyren kundër qytetërimit, ku edhe nuk harroi te shtonte se terrorizmi nuk ka lidhje me islamin, se myslimanët e botës në shumicë janë paqësorë, se islamofobia në Europë është produkt i injorancës.

Në Zululand fol edhe për rreziqet e ekstremizmit islamik në Shqipëri nga ku kryeministri i vendit tha se: “Shqipëria nuk është as më e mbrojtur, as më e rrezikuar se vendet e tjera”.

Share: