Home KRYESORE Absurdi i kapitalizmit “Made in Albania” që përfshiu Kosovën dhe Maqedoninë

Absurdi i kapitalizmit “Made in Albania” që përfshiu Kosovën dhe Maqedoninë

Nga Fadil Maloku

NGA “BREKË GRISURIT” NË KAPITALISTA GRABITÇAR!  (Ose; Absurdi i kapitalizmit “Made in Albania” që përfshiu Kosovën dhe Maqedoninë)

1.Absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar, qëndron në atë se: diferencimi i shtresave sociale s’ka filluar si pasojë i logjikës së konkurrencës dhe “lirisë” së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika! Andaj s’është për t’u çuditur, përse gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar në gjitha parlamentet shqiptare!

2.Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje së kanë pas në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme (!?) e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa!!! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese: të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me ligjislacion që grupet e ndryshme interesi i kanë aprovuar nëpër parlamente?!

3.Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar. Kujtojë që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhoi pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa tē pyes politikanët “brekë grisur”, se ç’u duhet atyre demokracia? Për këtë shkak duhet ta rishqyrtojmë dilemën “hamletiane” të viteve të kaluara…se: A ia vlejti ta sakrifikojmë “barazinë” (sociale dhe atë ekonomike) për hir të “lirisë” së premtuar? Apo, duhet t’i rikthehemi “barazisë”, për ta fituar “lirinë” ? Natyrisht, kjo kërkon një analizë më të thellë dhe kompetente…

(Teza të hedhura në konferencën që do mbahet në Berlin)

Share: