Home KRYESORE Foto qe na qerrojne syte, kronika qe na rrenojne imazhin

Foto qe na qerrojne syte, kronika qe na rrenojne imazhin

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kur ngrihemi ne mengjes dhe ndjekim permbledhjen e shtypit si ushqimin e pare ne mengjes tronditemi me kronika te zeza plot vrasje, vjedhje, akuza, droga, armembajtje pa leje, korrupsion…

Dalim nga shtepia per nje kafe qe te na hape syte. Ulemi ne bar dhe pavetedije “shoqerojme” kafene e shume pritur me faqet te para te gazetave te mbushura portrete vraseshish, banditesh, komandantesh, pengmarresish, perdhunuesish, falsifikatoresh…

Ngrihemi nga kafeja dhe shkojme ne zyre per te nisur diten e re te punes. Hapim komputerin per t’u njohur me mediat on-line per me shume gjeografi dhe burime informacioni. Nen head-line-et plot reklama menjehere goditemi me tituj, titra, foto e kronika te zeza qe rimerren nga nje portal tek tjetri…

E nderkohe qe tentojme te ngrejme “nivelin” e informacionit ne elitat politike na shohin syte ministra ekzibicioniste pa kurrefare kontributi real, deputete xhepaplot e kokebosh, prokurore te akuzuar, gjykates te shkarkuar, bashkiake e komunale te urryer nga qytetaret e tyre.

Ky helm mediatik plot kronika te zeza perseritet nga dita ne dite tash sa vite ne mjediset shqiptare. Kjo lende helmatosese na qerron syte, na godet mendjet, na rrenon shpirtin, na depresionon psiqikisht dhe na vret besimin dhe shpresat.

Lavdi Zotit qe gjuha e bukur shqipe eshte pak e kuptueshme ne bote sepse kjo tablo mediash shqiptare do tingellonte nje “horror” i vertete per opinionin boteror. Megjithate, edhe ne shqip, e keqja “universalizohet” me lehte dhe me shpejte se e mira.

Te libri i tij i famshem”Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe cdo behet” Sami Frasheri shkruante…”Ate emer qe popujt i vene vetes, ate ua vendos edhe bota” …

Mediat shqiptare me fotot A4 te krimit dhe kronikat e zeza me shkronja te medha te pafund ne faqet e para po i bejne Kombit Shqiptar nje veteportret karikature kaq damkoses nderkombetarisht saqe do na duhen shume vite per te permiresuar imazhin shqiptar ne bote.

Foto qe na qerrojne syte dhe kronika qe na rrenojne imazhin-ky eshte definicioni e mediave tona….

Share: