Home KRYESORE Kush nuk është i korruptuar në Shqipëri?

Kush nuk është i korruptuar në Shqipëri?

Nga Ilir Levonja

Sot botën mbarë e ka përfshirë i ashtuqujtuari skandali i Parajasës Fiskale. Që ta themi shkoqur, fshehja e lekut. Ruajtja për një ditë të zezë. Të cilët plangprishësit e botës mbarë, e kanë për filozofi të jetës. E kam fjalën për ata pushtetarë, pashallarë, a diktatorë regjimesh…, të cilët kanë vrarë, vjedhur e pirë gjakun e popullit të tyre. Ne nuk jemi shumë të mirëinformuar. Megjithëse tek-tuk dikur, nga filmat. Sidomos ato të mafies italiane, mësonim diçka. Por prapë nuk kishim ide mbi domethënie të tilla. Përshembull kameleonin misterioz Tano Karridi, në Oktapodin e famshën të viteve ’80-të. Lëvizjet e tia në disa ishuj apo kështjella të vetmuara nga Siçilia deri në veriun e liqeneve alpine. Përballë atyre hijeve me drita nën nivelin e mjekrrës. Burra që u ndihej vetëm zëri, e dallonin nga duart me unaza të mëdha smerladesh. A puro të rënda, që modelonin bosin e kohës. Kaq ishte njohja jonë. Ishte, ose është e gjitha.

Megjithatë, këto njëzet e pesë vite, mjeshtrat e korrupsionit padyshim që nuk mbetën mbrapa edhe në vendin tonë. Ndaj sot duket e habitshme që një institucion akuze të ndihet i paqartë. Nga ana tjetër një vend i tërë bën zhurmë përmes shtypit. Thjesht për tu dukur kohor me atë në mbarë botën.

Kudo t’i shikosh, CNN, BBC, New York Times, etj. Referuar kësaj e asaj. Kremlinit, Israelit, Buenos Airesit, Riadit etj. Ndërkohë kur vetë njerëzit disa këtej e disa andej, luftojnë në kore, se si të mbrojnë apo jo, parkun tek liqeni. Por edhe transformin e radhës të sheshit Skënderbej. Ajo që sot po çirren edhe në Shqipëri për letrat fiskale nga Panamaja e largët. Nuk është asgjë tjetër veçse një zhurmë e radhës. Cili person politik a jo politik mund të konsiderohet skandal në Shqipëri? Pasi ne luftën ndaj korrupsionit. Atë që quhet gangrena e njerëzimit. E kemi të deklaruar. E konsiderojmë si mision.

Madje i futemi një nisme jete pikërisht me këtë qëllim. Cili qytetar shqiptar, i çdo lloj krahu në politikë. Nuk e di se në forcën ku militon dhe e voton, nuk e di se shefat e tyre me nga një apartament nga koha e planeve pesëvjeçare. Apo me brigadat vullnetare me orët e punës, sot janë frekuentues të resorteve nga më të shtrenjtat. Cili nga këta qytetarë nuk vritet për kryetarin, djalin,vëllain, motrën, gocën, gruan. Apo të afërm të tjerë…

Madje i bindur se ka vepruar drejtë, edhe pse ka vrarë. Edhe pse ka vjedhur. Edhe pse ka futur kriminelë në Kuvendin e shqiptarëve? Cili intelektual shqiptar nuk i ka ndyer duart në këtë parajsë të mëkatit? Dhe që njerëzit aty nuk e dinë? Ndaj është e habitshme. E pakuptueshme se cilit skandal duhet t’i trëmbemi ne shqiptarët.?! Cilit emër? Cili emër është ai që mezi e presim? Ai apo ata që na kanë pirë gjakun dhe ne nuk e dime.?

Kush nuk është I korruptuar në Shqipëri? As Zoti vet!

Duhet të jesh shqiptar, e kaq naiv, e të mos kuptosh se lufta globale e korrupsionit në mbarë botën. Në Shqipëri ka dështuar që në embrion. I bëm miliarderë me ndërgjegje. I mbrojmë me kokë. Tani mezi presim tu shohim emrat. Ky është paradoks.

Share: