Home KRYESORE Duajeni atdhenë si shqiptarët Amerikën, dikur Perandorite otomane e sovjetike!

Duajeni atdhenë si shqiptarët Amerikën, dikur Perandorite otomane e sovjetike!

Nga Capajev Gjokutaj

Me osmanët duket se s’ia kemi kaluar fort keq. 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare.

Në vitet 1950 ishim populli më prosovjetik i bllokut lindor. Sot cilësohemi si populli më proamerikan i globit.

Nga burojnë këto dashuri të njëpasnjëshme?

Ka një shpjegim sublimues: jemi popull me shpirt të madh, të etur për aventura dhe liri. Kjo etje nuk mund të shuhet brenda kufijve të një vendi të vogël e të copëtuar, kërkon hapësira perandorake.

Ka edhe një shpjegim stigmatizues. Jemi popull foshnjor. Dhe si gjithë fëmijët, kemi nevojë për një të madh, një figurë që të luajë rolin e atit dhe të na krijojë idenë e mbrojtjes dhe sigurisë. Melhem për frikëra dhe pasiguri fëmijërore.

Një qëndrim i tretë, kontekstual, thotë se kemi të bëjmë me tri dukuri të ngjashme në sipërfaqe, por krejt të ndryshme në përmbajtje. Ndaj nuk mund të futen në një kallëp e të kenë të njëjtat burime.

Por mbase më shumë se të gjitha shpjegimet peshon aforizmi ala Shvejk: duajeni atdhenë si shqiptarët Amerikën.

Share: