Home KRYESORE Kush po e provokon përplasjen fizike mes të rinjve LRI dhe FRESSH,...

Kush po e provokon përplasjen fizike mes të rinjve LRI dhe FRESSH, në Jalë?

Në Jalë çdo vit të rinjtë e LRI-së mblidhen dhe jo vetëm kalojnë pushimet, porse e kthejnë në një shkollë politike bashkëbisedimi mes tyre. Ata janë të gjithë të rinjë dhe me ambicie politike. Dhe si të tillë kanë dhe përballje të forta mes tyre. Kjo është ajo çka po ndodh mes të rinjve socialiste dhe atyre të LRI. Këta të fundit, pas tensionit me të fundit për përplasjen në datat e zhvillimit te kampingut në Jalë, kanë postuar dhe një video ku kanë përmbledhur momentet me pikante të aktivitetit të përvitshem.

Të ftuar nga politika, diplomatë të huaj, gazetarë, artistë të njohur, janë protagonistë të aktiviteteve ditore dhe të mbremjeve të LRI në Jalë. Por jo vetëm kaq. Ata kujdesen për ushqimin, shendetin dhe higjenen e kampit ku bashkëjtojnë me shumë se 1500 të rinjë. Duke dhënë shembullin e një bashkepunimi rinor për t’u marrë shembull.

Ndoshta nga të rinjtë e FRESSH, që prej disa javesh nën kujdesin e ish drejtueses Elisa Spiropali, kanë nisur një “luftë e ftohtë” me bashkemoshatarët e LSI. Luftë që ndoshta mund të nxehet, jo vetem nga temperaturat e larta të gushtit, por dhe nga vendimi i Elises për të ngritur kampingun në të njëjtat data dhe në të njëjtin vend me ata të LRI.

Nëse Elisa Spiropali nuk tërhiqet atëhere ka mundësi që përplasjet të jenë edhe fizike mes LRI dhe FRESSH,çka do të rrezikonte edhe përplasje në Tiranë mes PS e LSI. Dhe me tej mes Metës dhe Ramës.

Kush po e sajon me djallezi këtë përplasje edhe fizike mes të rinjve?!/Koha Jone

Share: