Home KRYESORE Policia rrugore aksion për rripin e sigurimit, gjoba edhe pasagjerëve!!!

Policia rrugore aksion për rripin e sigurimit, gjoba edhe pasagjerëve!!!

0

Tashmë jo vetëm shoferët, por dhe pasagjerët, duke përfshirë dhe ata që ulen në pjesën e mbrapme të automjeteve do të ndëshkohen me gjobë, në rast se nuk vendosin rripin e sigurimit.

Gjoba do t’i faturohet drejtuesit të mjetit, dhe vlera për këtë shkelje ka pësuar një rritje drastike pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor.

Drejtori i qarkullimit rrugor në polici, Ard Veliu në një intervistë dhënë për “Tv Klan” thekson se masat administrative fillojnë nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë, si dhe shoqërohet me pezullim të lejeve të drejtimit që kanë fëmijë dhe nuk kanë vendosur sistemet e fiksimit.

“Kushdo që udhëton me një mjet mbas vitit 1990, duhet të përdorë sistemet e fiksimit, edhe drejtuesi i mjetit, edhe pasagjeri edhe pasagjerët që vendosen mbrapa. Do ju lutesha qytetarëve që të jenë korrektë dhe të zbatojnë këtë dispoziztë pasi policia rrugore është zbatuese dhe jo interpretuese e kësaj dispozite ”- tha Veliu.

Me plane të detajuara vendosje në akset rrugore që kanë ngarkesë, në zonat turistike dhe në rrugët e konstatuara si njolla të zeza, policia është përqendruar në ndëshkimin e shtetasve që përdorin pije alkoolike, që flasin në celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe drejtuesit e motorçikletave që nuk përdorin kaskë.

Veliu, bën me dije se gjatë muajit Gusht dhe në tërësi për vitin 2016, ka një tendencë ulje të aksidenteve rrugore. Vetëm për muajin Gusht sipas tij, ka një ulje prej 27 përqindësh në tërësi e më konkretisht, me një ulje prej 8 përqind për të vrarët dhe 50 përqind për të plagosurit rëndë.

Share: