Home KRYESORE Vasili: Rol monitorues shoqërisë civile ne importin e plerave! Ja si i...

Vasili: Rol monitorues shoqërisë civile ne importin e plerave! Ja si i përgjigjet aktivisti Arlind Kote

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar një amendament për ligjin e importit të mbetjeve. Në amendament, LSI kërkon shtimin edhe të një pike ku kërkohet t’i jepet mundësi shoqërisë civile të ketë rol në monitorimin e këtij procesi.

“Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve. Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.  Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa kufizim”, është pika 3 e propozuar nga LSI-ja.

Por aktivisti Arlind Kote shprehet mosbesues për këtë amendament të ri. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale.

“Përgjigje për Vasilin”

Së pari ju falenderoj për amendamentin e ri të shtuar tek ligji “menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane”.

Së dyti ju informoj se AKIP është totalisht mosbesues tek monitorimi i mbetjeve që do të vijnë në Shqipëri, sepse ashtu si vitet më parë edhe sot vendi jonë nuk ka asnjë kusht në doganat tona për të menaxhuar këtë situatë, gjithashtu nuk ka asnjë laborator për të analizuar mbetjet, siç u shpreh kolegu juaj z.Shalsi, pra në këto kushte shtrohet një pyetje, si do monitoroj shoqëria civile mbetjet që do të importohen? Apo mos vallë duhet të futemi me kokë tek tonelatat e plehrave? Çfarë jemi ne “policë plehrash”? Kjo është krejtësisht absurde.

Së tre ne nuk kemi vetëm mosbesim, por jemi të shqetësuar pë mbetjet tona që gjenden rrugëve, në lumenj, toka bujqësore, etj. Ju mendoni për kompanitë ricikluese, po ashtu edhe ne mendojmë, por zgjidhja është e thjeshtë; menaxhoni dhe ricikloni plehrat tona, sot plehrat tona riciklohen as 20 përqind. Është turp të diskutoni import, kur keni pafund tonelata në çdo qytet tonin, ricikloni plehrat se na mbytën.

Edhe e fundit që dua t’ju vë në dijeni, ajo që ne qytetarët prisnim nga ju, ishte një memorandum për ndalimin e importit te plehrave të paktën dhjetë (10) vitet e ardhshme. Pra kjo indrustri riciklimi që ju përmendi, të na tregojë që është e aftë të riciklojë plehrat tona, pas menaxhimit tuaj, atëherë mund të diskutohet që të lejohet ato lloj mbetjesh që kjo industri ka nevojë pasi plehrat tona të mos jenë më rrugëve.

POR ju thoni; plehrat tona le të rrinë rrugëve sepse janë të paklasifikuara, sa të klasifikojmë neve këto plehra, i lëmë aty dhe t’i marrim nga jashtë sepse janë të paketuara, jo, kjo është e palogjikshme,i vetmi përfitim është ai i miliona eurove në xhepat e disa pushtetarëve, siç dhe vetë Edi Rama ka pas deklaruar në opozitë ku akuzonte Berishën. Edhe meqë nuk jeni të informuar Kosova lejon vetëm importin e letrës për riciklim dhe jo lista të gjata me mbetje.

Arlind Kote

Share: