Home KRYESORE Blushi: Kujt t’ja jap mandatin tim? Banditëve?

Blushi: Kujt t’ja jap mandatin tim? Banditëve?

Ben Blushi replikoi në parlament me socialistin Taulant Balla pasi ky i fundit i kërkoi që ti kthejë mandatin socialistëve.

Kujt ia jap mandatin tim, banditëve?, pyeti Blushi.

Ai tha se në PS, po bëhet tender se kush më shan më shumë mua…Vazhdo me këtë tender Taulant se do të fitosh. Po për çështjen e mandatit të tij, Blushi pyeti se kujt duhet t’ia dorëzonte, Elvis Roshit, Arben Ndokës, kujt t’ia dorëzoj Rilindjes së kanabizuar?

Përkundrazi, tha Blushi, ne po shkojmë në opozitë jo me PD por me ata që janë kundër paligshmërisë së rilindjes. Ai tha se ata që i kërkon drejtësia nuk janë jashtë por brenda parlamentit.

Share: