Home I pakategorizuar Mandi, djali që vuri në “siklet” Ramën në Fier: Na ke lënë...

Mandi, djali që vuri në “siklet” Ramën në Fier: Na ke lënë pa kokërr leku!

Disa ditë më parë marshimi i Ramës në Fier nuk shkoi ashtu siç ai e pati planifikuar, për shkak të thirrjes së një djaloshi rom, i cili e bëri kryeministrin të duket “gazi i botës” në sytë e të gjithëve.
“Na le pa kokërr leku në xhep o Edi Rama. Ku i le lekët?”, kjo ishte thirrja e djaloshit ndaj kryeministrit ndaj të cilës ai nuk reagoi aspak, por që shoqëruesit e tij e tradhtuan disi, pasi asnjëri nga ata që ndodheshin aty nuk arriti të mbante të qeshurën.
Sot Mandi i vogël nga Fieri në një video ekskluzive për Jetaoshqef tregon arsyen se pse me thirrjen tij e vuri kryeministrin në siklet. Fjalët e Mandit, janë fjalët  e një fëmije që vuan për bukën e gojës e që e kupton mjerimin akoma pa kuptuar jetën. “E bëra se ai na i mori të gjitha lekët, ata u tallën me mua, të poshtrit”, thotë Mandi.
Për më shumë ndiqni videon./jetaoshqef

Share: